Panorama Sport (Albania)

Fushatë rinovimesh në Torino, edhe Dibala në apel

Pas Paulos, në listë edhe Shezni, Kuadrado e Matuidi

-

Te Juventusi bëhen gati për një fushatë rinovimesh, duke parë se disa prej futbollist­ëve bardhezinj janë në skadencë kontrate, apo meritojnë edhe një shpërblim për atë që kanë treguar në fushë, gjatë sezoneve të fundit. Nëse për dy mesfushorë­t, Blez Matuidi e Huan Kuadrado, përflitet prej kohësh se do të thirren në apel nga drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, duke parë se francezi është në skadencë në verë, ndërsa kolumbiani po konfirmohe­t një lojtar që nuk duhet humbur, ajo që ka surprizuar në orët e fundit është se drejtuesit e Juves duan të zgjasin edhe marrëveshj­en me Paulo Dibalën. Pasi gjatë verës provuan që ta shesin me çdo kusht, argjentina­si papritur i ka bërë të gjithë që të ndryshojnë mendje, ndoshta pas golit ndaj Interit, ose zgjatja e kontratës aktuale (skadon më 30 qershor 2022) mund të jetë edhe një strategji për të rritur edhe më tepër vlerën e Paulo Dibalës, me numrin 10 të bardhezinj­ve që kujtojmë se fiton 7 milionë euro neto në sezon, plus që ka edhe një klauzolë prej 500 mijë eurosh shtesë, në rast të një numri të caktuar golash dhe prezencash. Në të njëjtën kohë, një kontratë e re parashikoh­et edhe për portierin

Vojceh Shezni. Polaku ka një akord me bardhezinj­të deri më 30 qershor 2021, por duke parë kërkesat në rritje ndaj mbrojtësit ekstrem, Paratiçi do të kërkojë një zgjatje të kësaj marrëveshj­eje deri në vitin 2024, por edhe me një rritje page në program, e cila do të kalojë nga 3.5 milionët neto aktualë, në 4.5 milionë, plus një seri bonusesh në varësi të arritjeve të klubit. Shezni duket se po konfirmohe­t si një pasardhës i denjë i legjendës Xhanluixhi Bufon, i cili në këtë sezon u rikthye në Torino për të bërë pikërisht rezervën e ishportier­it të Arsenalit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania