Panorama Sport (Albania)

Mane: Kam vuajtur urinë, nuk më duhen 10 Ferrari

“Luaja zbathur, tani bëj bamirësi. Ku t’i çoj orët me diamante?”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nga trioja e sulmit të Liverpulit, ndoshta Sadio Mane është futbollist­i që shfaqet më pak. Por jo për këtë është më pak i rëndësishë­m. Senegalezi ia doli të mbijetojë, duke mos u vendosur kurrë në hije nga shokët e repartit, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino. Në fushë është në qendër të vëmendjes, por jashtë saj vështirë të bëjë lajm. Sepse Mane është më pak i rrjeteve sociale, jo vetëm brenda skuadrës së Liverpulit, por në përgjithës­i mes të gjithë kolegëve të tij.

LUKS? JO, FALEMINDER­IT. – Përkundraz­i, pjesa më e madhe e asaj që bën nuk përfundon në gazeta, të paktën nëse nuk është dikush tjetër që ia shkrep foton, ashtu siç e përjetësua­n ndërsa ndihmonte në pastrimin e një xhamie në Liverpul. Pak luks dhe shumë punë sociale, ashtu siç shpjegon për “nsemwoha.com”: “Përse duhet të kem dëshirë të kem 10 Ferrari, 20 ora me diamante dhe dy avionë?” Për çfarë duhen këto gjëra për të ndihmuar botën?” Janë pyetje që ndoshta shumica e kolegëve të tij nuk i bëjnë.

BAMIRËSIA – Eksperienc­a e jetës e ka mësuar Manenë. Për këtë, me paratë që ai fiton, preferon të ndihmojë ata që kanë më pak fat se ai. Përmes futbollit, ai ka arritur të gjejë një rrugë shpëtimi nga varfëria: “Kam vuajtur nga uria, kam kaluar kohë të vështira. Kam luajtur zbathur dhe nuk kam shkuar në shkollë. Dhe sot, me atë që fitoj mund të ndihmoj të tjerët”. Si? Në të gjitha mënyrat e mundshme. “Kam ndërtuar shkolla, një stadium, kemi dhuruar veshje, këpucë dhe ushqime për personat në varfëri ekstreme. Dhe pastaj u dhuroj 70 euro në muaj të gjithë banorëve të një zone shumë të varfër në Senegal për të ndihmuar ekonomitë familjare”. Jo thjesht futbollist­i që pret, por Sadio Mane.

SHERRI ME SALAH – Në ndeshjen kundër Bërnlejt në gusht, Mane u tërbua me shokun e skuadrës, pasi nuk i pasoi në një rast goli teksa ishte i pamarkuar. Gjatë një interviste për “Canal +”, senegalezi tregon në lidhje me incidentin: “Salah më pyeti pas ndeshjes, përse je i zemëruar? I thashë: ‘Sepse duhet të më kishe pasuar Mo.’ Dhe ai u përgjigj: ‘Nuk të pashë. Ti e di që unë nuk kam asnjë problem me ty’. Këtë unë e di, por reagimi i tij ishte pak i çuditshëm për mua. Ne flasim në telefon ndonjëherë, shkëmbejmë mesazhe me njëri-tjetrin dhe nuk kemi asnjë problem. Folëm me njëri-tjetrin dhe pastaj trajneri më thërriti në zyrën e tij dhe biseduam. I thashë se e kishim zgjidhur problemin dhe ai ishte i kënaqur”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania