Panorama Sport (Albania)

“Nuk do dilja nga shtëpia po të kisha një grua si të Figos”. Portugezi “fal” Ronaldon pasi i ngacmoi Helenën

Figo: Ronin e dua shumë. Kur unë dal nga shtëpia, bashkëshor­tja është gjithnjë në gjumë

- KLASIKJA

Luis Figo ishte i ftuar së bashku me gruan Helen Svedin në programin “El Hormiguero”. Ish-futbollist­i portugez ishte i ftuar për të komentuar një prej anekdotave më të famshme në kohën kur luante te Reali i Madridit me Ronaldon. Qarkulloni­n zëra se Fenomeni i ishte përgjigjur njëherë presidenti­t Florentino Perez kur ai i kërkonte që të moderonte daljet e tij natën vonë dhe pushimet, me këto fjalë tekstualis­ht: “Po ta kisha gruan që ka Figo, do të qëndroja gjithnjë mbyllur në shtëpi”. Figo e komenton këtë histori me humor dhe thotë se e ka “falur” që i ka ngacmuar gruan: “Ronin e njoh dhe e dua shumë. Gjithsesi, unë kur dal, ndodh sepse gruaja ime fle. Helenën e njoha në Barcelonë. Kisha disa miq që kishin një agjenci dhe ajo punonte atje. Herën e parë që e pashë ishte në një restorant, por nuk ndodhi atje që nisëm të frekuentoh­eshim. Helen është elegante, e zgjuar, e bukur, një nënë shumë e mirë dhe mbi të gjitha është edhe një njeri i mirë”. Ylli portugez ka mësuar të flasë suedisht prej saj dhe tregon një prej zakoneve të vendit skandinav: “Më shumë se një herë janë përpjekur të më dehin në Suedi, por unë vij nga jugu dhe në fund jam mësuar”.

– Barcelona dhe Reali mbeten kategoriki­sht kundër ndryshimit të stadiumit për klasiken e 26 tetorit në “Bernabeu” dhe Luis Figo ka komentuar edhe lajmin e ditës në futbollin spanjoll, duke thënë se data e ndeshjes nuk do të ndryshojë. Protestat në Barcelonë kanë shkaktuar shqetësim për autoritete­t e La Ligës në lidhje me sigurinë e ndeshjes. “Nuk mendoj se data do të ndryshojë. Dy palët duhet të vendosin për më të mirën. Lojtarët janë profesioni­stë dhe ata e dinë se duhet të luajnë pavarësish­t datës. Nuk mendoj se shtyrja e ndeshjes do të shkaktonte protesta edhe më të mëdha, do të bëhej thjesht si masë sigurie. Por unë mendoj se gjërat në fund do të zhvillohen sipas parashikim­eve dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Do të ishte turp nëse do të luhej në një situatë të tensionuar, por për atë skenar prandaj është policia, autoritete­t sportive dhe qeveria”. Duke qenë se vetë ka qenë pjesë e ndeshjeve të tilla shumë të tensionuar­a gjatë historisë, portugezi dëshiron të nënvizojë se futbolli nuk është një mjet politik: “Futbolli nuk ka lidhje me politikën. Ai është bërë për të punuar me vlerat e sportit. Politika nuk ka lidhje me futbollist­ët. Autoritete­t e dinë se çfarë duhet bërë. Nëse ka njerëz që kanë në plan të shkaktojnë probleme, atëherë ka pak gjëra për të bërë. Por unë mendoj se po flitet shumë për një situatë hipotetike, e cila nuk ka ndodhur ende”.

 ??  ?? Figo dhe gruaja Helene Svendin
Figo dhe gruaja Helene Svendin
 ??  ?? Ronaldo dhe Figo
Ronaldo dhe Figo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania