Panorama Sport (Albania)

Rrezikohet bojkoti, Valverde: Do luajmë më 26 dhe pa probleme

“Lionel Mesi po shkon drejt arritjes së formës optimale”

-

Trajneri i Barcelonës ka besim se klasikja e ardhshme mes Barcelonës dhe Realit do të luhet sipas axhendës, më 26 tetor, pavarësish­t frikës për sigurinë. Trazirat në Katalonjë kanë ngjallur pasiguri për sfidën që do të luhet në “Camp Nou” dhe autoritete­t po mendojnë shtyrjen e saj për një tjetër datë, duke qenë se klubet refuzuan që ta spostojnë ndeshjen në Madrid. Por në konferencë­n për shtyp, trajneri i Barçës tha: “Ndeshja është planifikua­r për 26 tetor dhe unë nuk kam dyshime se do të luhet atëherë dhe pa probleme, duke respektuar kundërshta­rët dhe këdo tjetër të përfshirë. Nuk e di se çfarë vendimi do të marrë federata. Ne do të respektojm­ë cilindo vendim. Do edhe 9 ditë që të luhet ndeshja dhe po flitet shumë. E njëjta gjë u tha edhe më 1 tetor (data e referendum­it katalanas në 2017ën) dhe një javë më vonë ne luajtëm në Vanda, ku të gjithë prisnin një ngjarje dramatike, por në fund rezultoi një ndeshje e shkëlqyer”. Përpara se të shkohet te klasikja, Barça do të udhëtojë drejt Eibarit për të marrë rezultatin dhe trajneri konfirmoi se Mesi është pranë rikthimit në gjendje optimale: “Ai është drejt procesit të të qenurit 100%. Ndeshjen e fundit luajti 90 minuta dhe shënoi. Ai duhet të gjejë ngadalë formën e tij më të mirë. Ka luajtur vetëm një ndeshje të plotë këtë sezon. Shpresojmë të na japë

më shumë në ndeshjet e ardhshme”. Valverde është i zhgënjyer se do të udhëtojë drejt qytetit bask pa Osman Dembelenë, i cili është i pezulluar për shkak të komenteve që bëri ndaj arbitrit në ndeshjen kundër Sevijes. “E pyeta Dembelenë se çfarë i tha

arbitrit dhe ka një dallim të vogël mes asaj që ai më tha dhe asaj që është shkruar në raportin e arbitrit. Ka raste kur arbitrat të ndëshkojnë me karton të kuq pasi thua disa fjalë dhe raste të tjera kur nuk e bëjnë edhe pse ti mund të kesh thënë gjithë të zezat”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania