Panorama Sport (Albania)

Muça: Championsi tregoi që Partizani po rikthehet

"Bravo sponsorit Huqi, kurorëzuam një punë trevjeçare"

- ARTIN LLESHAJ

Partizani në volejboll për femra, pas do minimit në kampionat, shkëlqen edhe në arenën ndërkombët­are duke kaluar një tur në Ligën e Kampioneve. Te kuqet bënë një paraqitje të mrekullues­hme duke mundur në të dyja ndeshjet boshnjaket e ZOK Bimal-Jedinstvo Brçko. Pas këtij suksesi, gazeta "Panorama Sport" kontaktoi me Shkëlqim Muçën, shefin e klubit shumësport­ësh Partizani. Muça rrëfen këtë arritje të jashtëzako­nshme dhe gjendjen e këtij klubi në lojërat me dorë. Ai vlerëson punën e bërë nga sponsori Rogert Huqi, në krijimin e një ekipi dinjitoz edhe në arenën ndërkombët­are.

Si do ta komentoni arritjen e skuadrës së Partizanit, që kualifikoh­et në raundin tjetër në Champions?

Normalisht që është një kënaqësi, pasi bëhet fjalë për një eveniment shumë të rëndësishë­m që i ka munguar sportit tonë dhe volejbolli­t të femrave. Normalisht që jemi shumë të kënaqur, për gjithë punën që kanë bërë vajzat, bashkë me stafin dhe

presidenti­n.

Kujt i takon merita më e madhe për këtë sukses?

Natyrisht që merita më e madhe shkon për ekipin me vajzat dhe stafin drejtues. Por një meritë të veçantë dhe kryesore sigurisht që ka edhe presidenti Rogert Huqi, i cili ka shpenzuar dhe ka ndërtuar një skuadër cilësore. Pasi dihet fare mirë që pa të ardhura dhe pa një sponsor, është e vështirë të luash në të tilla kompeticio­ne. Klubi ka tri vite që bashkëpuno­n me presidenti­n, ku kemi pasur një projekt të qartë. Kemi marrë trofe gjatë kësaj periudhe ku kemi dominuar në volejbolli­n e femrave në Shqipëri. Natyrisht që një prej objektiva që kemi pasur që në fillim ka qenë edhe pjesëmarrj­a në arenën ndërkombët­are. Arritëm ta realizojmë këtë vit falë investimit që ka bërë Huqi. Një investim i konsiderue­shëm, nga një njeri shumë dashamirës për këtë sport. Natyrisht që unë e kam mbështetur në të gjitha drejtimet, për sa mundësi kemi pasur. Por siç e thashë, merita

kryesore është e tij.

Ku jemi sot me volejbolli­n? A mjafton ky sukses për të thënë që po rikthen lojërat me dorë?

Që kur kam ardhur në këtë klub, qëllimi kryesor ka qenë rikthimi i Partizanit në lojërat me dorë. Pasi ky klub ka pasur traditë në lojërat me dorë. Na mungonin skuadrat, si në volejbolli­n e femrave, ashtu edhe në basketboll­in e femrave, ndërsa basketboll­i i meshkujve militonte në Kategorinë e Dytë. Kemi arritur të dominojmë me volejbolli­n, ku vjet u shpallëm kampionë si te femrat, ashtu edhe te meshkujt, ndërsa këtë vit jemi në skuadrat elitare edhe për sa i përket basketboll­it. Natyrisht që ka shumë punë për të bërë për sa i përket rritjes së cilësisë, sepse duhet ende shumë punë sidomos me moshat, por po rikthehemi dhe pjesëmarrj­a në eventet ndërkombët­are e tregon këtë.

Si mund të ringjallet sporti në tërësi në vendin tonë?

Sporti natyrisht që kërkon mbështetje, si nga shteti, ashtu edhe nga biznesi. Prandaj mendoj se duhet parë mirë legjislaci­oni dhe duhet të dalë patjetër ligji i sponsorizi­mit, sepse mund t'i japë shtysë sportit dhe lojërave me dorë. Në këto momente shteti është shumë i rëndësishë­m dhe ne kemi pasur mbështetje nga Bashkia e Tiranës. Na jep një fond të mirë për të na përkrahur për sportistët, për udhëtimet, dietat. Kryetari i bashkisë ka pasur komunikim dhe na ka ndihmuar shumë për këtë aktivitet dhe natyrisht sponsori kryesor presidenti, që ka afruar lojtaret e huaja. Pra, sporti ka nevojë për mbështetje si nga pushteti vendor, ashtu edhe nga sponsorë të ndryshëm dhe jemi në pritje të ligjit të sponsorizi­mit.

Në volejboll Partizani po dominon si te femrat, ashtu edhe te meshkujt. Kur do të rikthehet ta bëjë këtë edhe në basketboll?

Ne kemi një ngritje edhe me ekipet e basketboll­it, por normalisht ato skuadra që kanë anën financiare më të fortë, arrijnë të dalin kampione. Vjet e pamë këtë gjë me Goga Basket, që ishte një skuadër me një mbështetje të madhe financiare. Por natyrisht që duhet punuar shumë edhe te moshat, për të mbështetur talentet që nuk mungojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania