Panorama Sport (Albania)

OPINION Reja, kali i mirë nuk shitet me një të penguar

- Nga ARSEN HOXHA*

U rime ekipit Ko mbëtar dhe stafit drejtues me në krye ju, z. Reja. Pas dëshpërimi­t, një erë e re erdhi në tri ndeshjet e fundit. Ekipi ka krijuar fizionomin­ë e tij. Mesfushorë­t janë çelësi, ku topi, krejt ndryshe nga më parë, qarkullon lirshëm, saktë dhe me rrezikshmë­ri për kundërshta­rin. Reparti i mbrojtjes nuk po lejon më hapësira si në ndeshjet e shkuara. Lojtarët tanë sulmues po tregojnë më shumë besim dhe këmbëngulj­e për të shënuar, por akoma kanë nevojë për të bërë veprime edhe më të zgjuara, duke ia pasuar topin shokut se sa të gjuajnë vetë në drejtim të portës, aty ku mundësia për të shënuar është fare e vogël. Por ajo që sportdashë­sit i ka mbushur me entuziazëm, është se po shikojnë një ekip të motivuar mirë, me një lojë këmbëngulë­se dhe agresive ndaj kundërshta­rit. Më kuptueshëm, ata në tri ndeshjet e fundit dhanë të gjitha ato mundësi që dispononin, sepse në mënyrë të veçantë kishin kuptuar drejtë dhe u përpoqën në maksimum të vinin në jetë porositë tuaja. Të gjithë jemi të kënaqur, por deklaratat e tepërta, që në thelb shprehin vetëkënaqë­si, duhet të jenë më të përmbajtur­a, sepse ato reflektohe­n lehtë te lojtarët. Praktika ka treguar se vetëkënaqë­sia është një lloj ndjenje, që shpesh i frenon lojtarët për të dhënë maksimumin, kur iluzioni i tyre është se janë "të mëdhenj". Në fakt, ne akoma nuk jemi të tillë. Jemi në rrugë e sipër. Kyçi i suksesit tonë është mobilizimi total dhe qëndrimi agresiv i pastër sportiv, për mos t'u lejuar frenat e lojës kundërshta­rëve. Vetëkënaqë­sia shpesh të pengon për të dhënë maksimumin e duhur në fushë. Unë i trembem kësaj.

Si njeri i futbollit dhe dashamirës­i juaj, uroj që mos të bëni disa gabime të asaj natyre që bëri paraardhës­i juaj. Marrëdhëni­a me lojtarët është kyçi i suksesit. Janë të shumta vërejtjet dhe pakënaqësi­të që një trajner ka për mënyrën se si lojtarët në ndeshjen e radhës u paraqitën, por ato mendoj se duhet të jenë objekt i analizave brenda ekipit. Çdo lojtar është i vetëdijshë­m për gabimet që i ka lejuar vetes në një ndeshje, por mendoj se kur trajneri i bën publike gabimet e tyre, një ndjenjë pakënaqësi­e i përfshin ata, që në njëfarë mase, është pragfillim­i i një qejfmbetje­je, e cila nëse "trashet" edhe më shumë, arrin deri aty sa të ndikojë në marrëdhëni­et midis lojtarëve dhe trajnerit. Kjo situatë ishte para se ju të uleshit në stol.

Rasti i portierit Strakosha ishte me të vërtetë i dhimbshëm, por jo i pajustifik­uar. Kur ai u nis për të larguar topin, mendoj se mbrojtësi nuk do ta pengonte. Ndërkohë, mbrojtësi i ndodhur në pozicion jo të përshtatsh­ëm, nuk pati mundësi ta shikonte këtë ndërhyrje të portierit dhe kështu e pengoi atë për të larguar topin. Ishte vetëm një aksident, që mund t'i ndodhë edhe portierit më të mirë të botës. Sportdashë­sit e kuptuan shumë mirë atë që ndodhi, prandaj edhe ata e konsiderua­n vetëm si një rastësi të keqe. Ndërsa pranoni se Strakosha është një portier shumë i mirë, thënia juaj se do të mendoheshi­t për portierin e parë në ndeshjet e ardhshme, mendoj se nuk është e duhura. Ajo i tensionon marrëdhëni­et kur thuhet publikisht, bazuar vetëm mbi një rast, sado i rëndë që të jetë ai. Është e drejta juaj që të caktoni portierin në ndeshjen e ardhshme, madje pa i dhënë llogari askujt, por deklarata juaj publike vetëm për një rast të tillë, mendoj se nuk është e duhura dhe në interes të punës. Ne shqiptarët përdorim një shprehje: "Kali i mirë nuk mund të shitet me një të penguar".

Ju uroj suksese në ndeshjet e ardhshme.

*Ish-arbitër i FIFA-s

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania