Panorama Sport (Albania)

Kukësi, dy rroga peng për për titullin titullin kampion kampion

Lojtarët pranojnë t'u mbahen muajt prill-maj nëse s’fitojnë

- JORGIS MEMO

Te Kukësi ka një pe nalitet nëse skuadra nuk fiton titullin kampion këtë sezon. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivi­sht se drejtuesit e klubit kanë bërë pak ditë më parë një mbledhje me ekipin për të sheshuar disa gjëra sa i përket anës financiare dhe objektivav­e. Më saktë, lojtarët kanë kërkuar së pari të sqarohen për masat e marra nga presidenti Safet Gjici. Ky i fundit, duke parë ecurinë e dobët në fazën e parë, kishte vendosur në formë gjobe mosdhënien e pagës së muajit shtator për skuadrën dhe stafin teknik. Nisur nga kjo, lojtarët pasi u konsultuan mes tyre, por gjithashtu diskutuan me drejtorin Nderim Nexhipi dhe trajnerin Shpëtim Duro, kërkuan një

takim me krerët e klubit për t’u sqaruar përfundimi­sht sa i përket gjobës. Mësohet se futbollist­ët nuk e kanë pranuar këtë penalitet, duke qenë se është vetëm fillimi i sezonit dhe kanë kërkuar që drejtuesit ta rishikojnë vendimin. Gjici është menduar mirë për këtë kërkesë dhe ka bërë prapaktheh­u, por me kushtin që të marrë garanci nga ekipi për shpalljen kampion, në të kundërt do të ketë një penalitet fiks nga klubi që do të prekte kontratat e gjithsecil­it. Por, edhe për këtë lojtarët e kishin mirëmendua­r kërkesën, duke qenë në unison. “Na jepni rrogën e shtatorit dhe nëse nuk shpallemi kampionë, atëherë na mbani në fund pagat e muajit prill dhe maj”, ishte kërkesa e lojtarëve drejtuar presidenti­t Gjici. Burime në klub i treguan gazetës se ky propozim i ekipit u mirëprit nga drejtuesit, por këta të fundit, për ta bërë gjithçka zyrtare, u kërkuan lojtarëve që të firmosnin secili. Në këto kushte, futbollist­ët nënshkruan këtë pakt, duke e bërë zyrtar. Te Kukësi tashmë e kanë të qartë se nëse nuk marrin titullin këtë sezon, atëherë duhet të harrojnë dy paga nga 10 në total që marrin.

Me këtë metodë, sa u përket penalizime­ve ka punuar ndër vite edhe klubi i Skënderbeu­t, që u mbante lojtarëve deri në 30% të kontratës në rast se ekipi nuk shpallej kampion. Një model që ka funksionua­r, duke i mbajtur lojtarët të karikuar deri në fund të sezonit për objektivat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania