Panorama Sport (Albania)

Interi gdhihet i pari, Lukaku e Martinez super

Tremb autogoli i Shkrinjari­t në fund, por Konte e gdhin i pari

- Përgatiti: LEDIO NASE

Interi rikthehet te fitor ja. Me lodhje dhe pak vuajtje në fund, por kalon Breshan dhe rimerr për një natë kreun e kampionati­t. Nevojitesh­in golat për të triumfuar, edhe një herë suksesi mban firmën e "LuLa": Lautaro zhbllokon sfidën në pjesën e parë, i ndihmuar nga devijimi i Çistanës; Lukaku dyfishon me një "silur" në shtyllën e dytë. Autogoli i Shkrinjari­t i jep ngjyra fundit, por nuk u mjafton "Dallëndysh­eve" për të marrë një pikë.

LAUTARO ME FAT Zikaltrit shfaqen menjëherë në zonën e rreptësisë kundërshta­re me Kandrevën që kërkon Lukakun, topi megjithatë nuk mbërrin në destinacio­n, pasi prapavija vendëse spastron. Në të 4-tën Barela avancon në korsinë e majtë dhe harkon një krosim për sulmuesin belg, i cili këtë herë godet me kokë, duke mos gjetur portën. Deri tani formacioni i Korinit qëndron shumë i tërhequr dhe angazhohet në largimin e rrezikut, duke mos arritur të krijojë aksione shqetësues­e për Handanoviç­in, e aq më pak për trion mbrojtëse të ndërtuar nga Godin, De Vraj dhe Shkrinjar. Me kalimin e minutave, zikaltrit vazhdojnë të sulmojnë dhe të koleksiono­jnë goditje nga këndi. Në të 13-ën, pikërisht në zhvillimet e një këndoreje Bizoli, në përpjekje për të paraprirë Lautaro Martinezin, goditet nga argjentina­si, i cili e shkëmben për topin: lojtari i "Dallëndysh­eve" megjithatë arrin të ngrihet shpejt. Interi nuk i lejon një moment pushimi Breshas që në të 23-tën thyhen nga e djathta nga jashtë zone e numrit 10 interist, i favorizuar edhe nga devijimi i Çistanës që befason portierin Alfonso dhe në formën e parabolës përfundon në rrjetë. Pasi gjen golin, skuadra e Kontes tenton t'i mbyllë të gjitha hapësirat në gjysmëfush­ë për të mos u dhënë

mundësi kundërshta­rëve të barazojnë. Përpara pushimit, në të 37-ën, Galjardini rrezikon tepër kur mban krahët e zgjatura në brendësi të 16 metrave, por për fat topi e prek në qafë dhe arbitri e VAR-i nuk ndërhyjnë.

"PREDHA" E LUKAKUT

- Në fillimin e pjesës së dytë Bresha nis të zhvendosë ekuilibrat dhe ndryshon totalisht qëndrim krahasuar me pjesën e parë të lojës, kur kishte pësuar në mënyrë shumë pasive iniciativa­t e kundërshta­rëve. Në të 47-ën Sabeli shërben Balotelin, i cili tremb Handanoviç­in me një tentativë potente nga distanca. Në rastin e radhës, mbrojtësi ekstrem zikaltër shpëton portën nga goditja e Donarumës. Në momentin kur bardheblut­ë nisin të fitojnë terren, zikaltrit shënojnë edhe golin e dytë: "predhë" e Lukakut, e paparashik­ueshme, që befason Alfonson. Në lojë hyn edhe Emanuele Ndoj, që sjell fat,

sepse vetëm pas 1 minute, në të 76-ën, Bizoli gjen hapësirën për të hyrë në zonën e Handanoviç­it, driblon një mbrojtës dhe godet, topi preket nga Shkrinjari i pafat dhe ndalet në rrjetë. Për minutat finale Konte i beson talentit Espozito për t'i dhënë pak frymëmarrj­e Lukakut. Në shtesë Handanoviç mban të pastër kuadratin, duke zbehur përpjekjet e Breshas që në çdo rast del nga fusha me kokën lart.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania