Panorama Sport (Albania)

Raiola “grabit” Romanjolin, Boban takon Rakitiçin

Pa Champions-in duket i vështirë qëndrimi i mbrojtësit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nëse Mino Raiola hyn në mes në një klub të caktuar dhe për një futbollist të caktuar, pa dyshim që në horizont parashikoh­en “telashe” të mëdha. Arsyeja është se menaxheri i mirënjohur italo-holandez di se si t’i vlerësojë dhe t’u ofrojë klientëve të tij maksimumin e mundshëm, t’u garantojë kontrata faranike, aq më shumë kur lojtari për të cilin punon është një yll i padiskutue­shëm. Dhe pas lajmit të fundit që raporton “SportMedia­set”, kampioni i fundit që është bërë pjesë e “skuderisë” së futbollist­ëve të Raiolës është Alesio Romanjoli. Qendërmbro­jtësi ka vendosur që të ndjekë të njëjtën rrugë si dy milanistë të tjerë, Xhanluixhi Donaruma e Xhakomo Bonaventur­a dhe pa dyshim që ky lajm frikëson jo pak drejtuesit e “Djallit”. Arsyeja është se Mino Raiola, me të marrë një futbollist “në dorë”, për tepër si në rastin e kapitenit të Milanit, që për më shumë është në skadencë më 30 qershor 2022, lëvizja e parë e menaxherit do të jetë rivlerësim­i i kontratës së Alesio Romanjolit. Aktualisht, 24-vjeçari përfiton 3.5 milionë euro neto në sezon, por duke parë ofertat e ardhura në verë për numrin 13 kuqezi, si nga Juventusi, Barcelona, Reali i Madridit apo edhe nga Mançester Siti, pa dyshim që të gjitha këto do ta shtyjnë Raiolën që shumë shpejt të paraqitet në “Casa Milan” dhe të kërkojë rishikimin e kontratës së tij, ku kërkesa e

parë do të jetë rritja e pagës së qendërmbro­jtësit. Madje, bisedime për të pasuruar edhe më shumë klientët e tij kanë nisur edhe për dy kuqezinjtë, Donaruma dhe Bonaventur­a. Për portierin, Raiola kërkon që të kalojë nga 6 në 7 milionë euro neto në sezon, ndërsa për mesfushori­n,

nga 2 në 5 milionë euro neto, ndryshe menaxheri kërcënon se mund t’i largojë nga Milani. Dhe ndoshta i njëjti argument mund të vlejë edhe për Romanjolin, diçka që e tremb jo pak “Djallin”, duke parë edhe krizën financiare që e ka kapluar në vitet e fundit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania