Panorama Sport (Albania)

Leksioni i Sarrit: Dua një Juve të egër para portës

"Xhenoa e vështirë, pa Higuain nuk luhet dot 4-3-3"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Pas barazimit me Leçen, Juventusi përpara derbit do të presë sot në mbrëmje Xhenoan. Një ndeshje bezdisëse për bardhezinj­të, të cilët duhet t'i bëjnë llogaritë kundër një skuadre që ka gjetur entuziazmi­n pasi skuadrën e mori Tiago Mota. Trajneri Sarri thotë se Xhenoa nuk e meriton këtë klasifikim dhe sqaron se pa Gonzalo Higuainin nuk mund të luajë me skemën 43-3. Ai jep një sinjal për aktivizimi­n e Duglas Kostës.

BERNARDESK­I- "Është mirë. Nuk mund të jetë ai simboli i gabimeve që bëmë kundër Leçes. Gaboi e gjithë skuadra dhe jo vetëm ai".

JUVENTUSI- "Skuadra është duke bërë shumë mirë. Po përshtatet me një mënyrë të re të të luajturit dhe sigurisht që kemi disa situata të tjera ku duhet të perfeksion­ohemi. Mendoj se kemi potencial të madh për të shprehur dhe shumë mundësi për t'u përmirësua­r. Jemi në rrugën e duhur dhe të bindur se duhet të punojmë shumë". TË DËMTUARIT- "Pjaniç nuk ka ndonjë dëmtim të rëndë, por një lodhje muskujsh. Të shohim se çfarë mund të ndodhë, por dje nuk ishte në gjendje të luante. Higuain nuk ishte në gjendje të stërvitej me skuadrën, por ka ende kohë. Bentankur bëri stërvitje me grupin, po ashtu si Duglas Kosta, i cili punoi me skuadrën. Ai vjen pas 45 ditësh pa aktivitet dhe ka pak stërvitje. Ndoshta luan disa minuta". FINALIZIMI- "Nuk mendoj se 46% e goditjeve tona shkojnë në rrjetë. Më rezulton një përqindje më e ulët sepse me 46% do të thotë se në 20 goditje, 10 do të ishin gol. Megjithatë, është një vizion optimist. Ne në fakt duhet të mendojmë për situatën në fushë dhe jo për statistika­t. Në ndeshjet e fundit kemi krijuar raste, por nuk kemi shënuar. Duhet të jemi më cinikë dhe të egër përpara portës kundërshta­re".

XHENOA- "Xhenoa ka një kualitet teknik surprizues për klasifikim­in ku ndodhet. Është një skuadër që mund të luajë shumë mirë futboll. Në pak ditë ka ndryshuar gjithçka. Tiago Mota ka gjetur terrenin e duhur për të përçuar idenë e tij të futbollit. Është një

ndeshje shumë e vështirë për ne sepse po luajmë çdo 3 ditë. Nuk është e lehtë të rikuperosh kaq shpejt energjitë fizike dhe mendore". FORMACIONI- "Do të mendoj për të gjetur një zgjidhje në bazë të lojtarëve

që kam në dispozicio­n. Pa Higuainin është e vështirë që të kalojmë në skemën 4-33". GOLAT E PËSUAR"Dua të kujtoj se jemi mbrojtja më e mirë e kampionati­t. Duhet t'i bëjmë llogaritë me ndryshimet që ka pësuar Seria A. Këtë vit shënohet më shumë në tërësi dhe nëse vazhdohet me këtë trend, atëherë golat e pësuar do të jenë më shumë sesa në vitet e kaluara. Në ndeshjet e fundit kemi pësuar gola nga penalltitë, kështu që situata nuk është aq negative. Sigurisht që diçka duhet të bëjmë edhe për këto situata". DE LIGT-BONUÇI"Disa lojtarë janë të aktivizuar shumë dhe kanë nevojë për disa minuta pushim. Pse luajnë ata të dy gjithmonë e kam thënë shpeshherë dhe fakti që të pushojnë të dy në një ndeshje nuk më duket diçka e thjeshtë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania