Panorama Sport (Albania)

“Lëmshi” me kartonët, Arapi: Do jem në fushë ndaj Tiranës

"Kam tre kartonë të verdhë, nuk e kam plotësuar numrin"

- ZAMIR QYPI

Teuta doli me një pikë nga transferta e Ballshit. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi barazoi pa gola përballë Bylisit dhe tashmë vëmendja është përqendrua­r te sfida e radhës ndaj Tiranës në shtëpi. Por, sikur të mos mjaftojnë dy rezultate negative, tashmë trajneri Shkëmbi duhet të mendojë edhe për repartin e mbrojtjes. Kapiteni Renato Arapi u ndëshkua me karton të verdhë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë gati për bardheblut­ë, pasi ai nuk ka plotësuar numrin katër të verdhëve dhe do jetë gati për ndeshjen ndaj Tiranës. Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, ka sqaruar shkurtimis­ht për "Panorama Sport" çështjen e kartonëve të verdhë. "Kam lexuar në media që nuk do të jem gati për sfidën me Tiranën, por dua t'i hedh poshtë këto lajme, pasi nuk është e vërtetë. Unë kam tre kartonë të verdhë dhe jo katër siç është përfolur këto ditë në media. Do të jem në fushë përballë Tiranës, pasi gjithçka është konform rregullore­s që parashikoh­et se një lojtar mungon kur ka katër të verdhë dhe jo tre", ka përfunduar kapiteni i durrsakëve. Një mungesë e sigurt do të jetë ajo e Todorovski­t, pasi u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes ndaj ballshiotë­ve. Siç duket, barazimi në Ballsh i ka lënë me pasoja durrsakët dhe Shkëmbi duhet të kthejë sytë nga stoli për të zëvendësua­r mungesën e rëndësishm­e,

Todorovski. Një "dhimbje koke" për trajnerin korçar, i cili përballë do të ketë një skuadër me cilësi në repartin ofensiv si Tirana. Ndonëse organika e Teutës është e pasur dhe nuk do jetë shumë problem për të aktivizuar si titullarë Fabian Beqajn në vend të Todorovksi­t, sërish Teuta duhet të ketë kujdes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania