Panorama Sport (Albania)

Mesi rikthehet magjik, dopiogol e asist për Barçën

Arrin 50 gola nga goditjet e dënimit, frymëzon katalanasi­t dhe i ngjit në krye

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Leo Mesi u akuzua se këtë vit është shumë mbrapa në krahasim me sezonet e tjera për gola të shënuar. Me të drejtë, por ja ku erdhi përgjigjja. Dy supergola dhe dy asiste në fitoren spektakola­re të Barcelonës 5-1 kundër Vajadolidi­t. “Pleshti” udhëheq formacioni­n katalanas drejt këtij suksesi të rëndësishë­m, i cili ishte i shtati radhazi për skuadrën e Ernesto Valverdes. “Camp Nou” konfirmohe­t një bunker për Barcelonën, e cila ka një mesatare të frikshme golash, 4 për ndeshje, ndërsa Leo konfirmohe­t jashtëtokë­sor.

ZHBLLOKOHE­T SHPEJT - Ndeshja merr drejtimin e duhur për Barcelonën që në minutat e para. Kur kronometri shënonte vetëm 2 minuta, ishte Klemo Lengle që ngriti peshë të pranishmit me një goditje të fortë, e cila u ndal në rrjetë. Miqtë provojnë të prishin festën e të zotëve të shtëpisë me barazimin e përkohshëm të Kiko Olvias. Por kur në fushën e lojës është Leo Mesi, festa bëhet më e madhe dhe nuk ka shanse të prishet. “Pleshtit” i mjaftojnë vetëm dy lëvizje dhe 5 minuta për të vulosur këtë ndeshje. Në 29-ën jep një asist gjenial për Vidalin, të cilit i mjaftoi një prekje në zonë për ta dërguar në rrjetë. Pastaj erdhi goli spektakola­r nga goditja e dënimit. Distanca ishte e largët, por kapiteni katalanas e dërgon

në trekëndësh, duke arritur golin e tij të 50-të nga goditjet standarde. Pjesa e parë përfundoi 3-1 për Barcelonën pas një dominimi total të skuadrës së Valverdes.

SPEKTAKËL - Në të dytën kishte sërish vend dhe kohë për spektaklin e kapitenit të

katalanasv­e, i cili gjen sërish golin dhe jep një asist për Luis Suarezin. Fillimisht, Leo merr një asist në hyrje të zonës nga Rakitiç dhe e godet menjëherë duke thyer portierin, ndërsa pas dy minutash shërben në një korridor të ngushtë për Luis Suarezin dhe plotësohet

mbrëmja perfekte. Uruguaiani nuk gaboi në brendësi të zonës dhe vulosi shifrat në 5-1. Kjo Barcelonë ka filluar të funksionoj­ë ashtu siç duhet, sidomos në La Liga. Pas kësaj fitoreje, Barcelona mori përkohësis­ht vendin e parë dhe pret ndeshjen e Granadës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania