Panorama Sport (Albania)

Drejtori turk i Vllaznisë, trajner i ri i Moldavisë

Fusha "Reshit Rusi" mundësi për të luajtur në shtëpi, duhet konsensus nga miqtë dhe FSHF-ja

- ADMIR URUÇI

Vllaznia ka disa prob leme para ndeshjes me Bylisin. Përveç dilemave për gatishmëri­në e Hygorit dhe Gligorovit, ajo që shqetëson më shumë stafin teknik e atë administra­tiv të klubit është fakti se ku do ta zhvillojë skuadra takimin e radhës. Vllaznia do të jetë ekipi pritës në përballjen me ballshiotë­t, por nga sa është mësuar deri dje, klubi dhe FSHF-ja ende nuk e kanë gjetur vendin se ku do të luhet kjo sfidë. Kjo përbën një shqetësim, pasi Vllaznisë në këto momente, kur i duhej mbështetja e tifozërisë, nuk do ta kenë një gjë të tillë. Për ta zgjidhur këtë problem, po shqyrtohet si alternativ­ë që takimi me Bylisin të luhet në fushën sportive "Reshit Rusi". Dihet që ky terren është me bar sintetik, i ngjashëm me fushat e kalçetos, por që të luhet në këtë kompleks duhet miratim nga të gjitha palët, Vllaznia, Bylisi dhe FSHF. Nëse nuk pranohet ky variant shtëpie, duke ditur se fusha e stadiumit "Loro Boriçi" i është nënshtruar mbjelljes, i bie që të gjendet një destinacio­n më i afërt. Laçi dhe Puka mbesin dy nga qytetet më të afërta gjeografik­isht me Shkodrën, ku Vllaznia mund të presë Bylisin. Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit i kanë kërkuar FSHF-së pak kohë më parë që ta shtynin kohën kur do të ndryshonin tapetin e stadiumit "Loro Boriçi". Brenda dy ditëve do të mësohet se ku do të luhet ndeshja Vllaznia-Bylisi.

ANALIZA - Humbja ndaj Laçit nuk është kapërdirë nga ana e trajnerit Jonuz, por edhe nga drejtuesit e klubit. Nëse pas humbjes me Partizanin drejtuesit nuk u dukën shumë të shqetësuar, kjo gjë nuk ka ndodhur pas disfatës së fundit në Laç. Loja që bëri ekipi, por edhe disa problemati­ka që u shfaqen për lojtarë të veçantë nga vetë tekniku Jonuz, kanë bërë që këta të fundit të ndalen më gjatë për të analizuar këtë sfidë. Dje, para nisjes së seancës stërvitore, trajneri Mirsad

Jonuz dhe stafi i tij, së bashku me administra­torin Lici, kanë zhvilluar një analizë të humbjes në Laç. Në mënyrë të shpejtë kanë diskutuar për humbjen dhe gabimet e shfaqura në këtë takim. Stafi teknik është ndalur sërish tek ato elemente që ndikuan në humbjen e takimit, si dhe u kanë kërkuar djemve që të nxjerrin përgjegjës­itë. Ekipit i është kërkuar që të shikojë përpara dhe të bëjë të pamundurën për të korrigjuar gabimet. Nga sa mësohet, Jonuz ka qenë më i ashpër me lojtarët, pasi përpos rezultatit, ai ka mbetur i zhgënjyer nga loja dhe nga paraqitja e disa elementëve të veçantë.

STËRVITJA - Pas analizës Vllaznia ka zhvilluar stërvitjen e parë për duelin me Bylisin. Në këtë stërvitje, ajo që ka rënë në sy, ka qenë mungesa e dyshes Hygor-Gligorov, të cilët nuk kanë qenë pjesë e përgatitje­ve me ekipin. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka qenë e plotë, pavarësish­t se për takimin e së shtunës do të mungojnë për arsye kartonësh dyshja Gurishta-Ramadani. Megjithatë, të dy lojtarët kanë qenë pjesë e stërvitjes së djeshme. Tekniku Jonuz, përveç stërvitjes fizike e asaj taktike, që dje ka nisur edhe përgatitje­n e skuadrës në aspektin psikologji­k. Pikërisht, këtu trajneri maqedonas kërkon që t'i rregullojë të tijtë, të cilëve në këto momente u duhet kthyer më shumë besimi në vetvete.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania