Panorama Sport (Albania)

Ish-trajneri i Laçit rreh fëmijët pse humbën ndeshjen

Zbulohet videoja ku Ndue Tarazhi dhunon lojtarët e vegjël pasi kishin humbur ndeshjen

-

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, teksa dje është bërë virale në internet. Aty shihet një nga ish-trajnerët e ekipeve të moshave të Laçit ndër vite, Ndue Tarazhi, i cili ofendon dhe godet futbollist­ët e vegjël. Bëhet fjalë për një video të xhiruar nga një aparat celular kohë më parë, pasi aktualisht Tarazhi, i cili është një emër i njohur i futbollit në qytetin e Laçit, nuk drejton ndonjë nga ekipet e moshave. Për herë të fundit ai ka qenë trajner i U-17 të kurbinasve në vitin 2016. Në video shihet se si ai qëllon me radhë futbollist­ët e tij pas një ndeshjeje ku Laçi është mundur. Ish-trajneri, i acaruar me lojtarët e tij, tregon se kush kishte faj gjatë ndeshjes, ndërsa fillon edhe të godasë lojtarët e vegjël, të cilët qëndrojnë të ulur para tij. Në një moment, një nga lojtarët ngrihet në këmbë, pasi nuk duron kritikat dhe ofendimet. Pamjet janë vërtet të turpshme, ashtu si edhe fjalori i trajnerit drejtuar fëmijëve.

OFENDIMET

Gazeta zbardh edhe ofendimet që Tarazhi u bënte lojtarëve. "Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa! S'ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë! A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa! Ju jeni pisa. Dy gola ty t'i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu", thoshte ndër të tjera Tarazhi para ekipit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania