Panorama Sport (Albania)

Luftëtari dënon Filin dhe Renjën, i çon te të rinjtë

Klubi i ndëshkon prej përplasjes me tifozët dhe mungesës së impenjimit

- T.Shehu

Luftëtari s'ka kohë për të humbur teksa pas disfatës me Tiranën, startoi dje përgatitje­t në kuadër të javës së 11-të, atë me Partizanin. Më herët, para se Luftëtari të startonte përgatitje­t për ndeshjen e radhës me Partizanin, në prezencën e presidenti­t Bekim Halilaj dhe stafit të tij të ngushtë në ambientet e brendshme të stadiumit "Gjirokastr­a", pas analizës me tone të ashpra të adresuara në drejtim të bluzinjve për humbjen 3-0 me Tiranën, s'mund të mungonin dhe masat disiplinor­e për titullarët Realdo

Fili, Andi Renja. Është presidenti i klubit bluzi, Bekim Halilaj, i cili për "Panorama Sport" konfirmoi dënimet. "Fili për sjellje të gabuar ndaj tifozëve dhe Renja për mosimpenji­m në stërvitje do të stërviten me ekipin e të rinjve ose 19-vjeçarët deri në një afat të pacaktuar. Renja është lojtari më i paguar në radhët e Luftëtarit dhe si i tillë, duhet të tregohet profesioni­st në fushë. Te Luftëtari të gjithë duhet të tregohen profesioni­stë, pasi kjo skuadër e meriton të quhet e tillë", tha Halilaj.

STËRVITJA - Në fushën stërvitore "Lefter Millo" të Derviciani­t, bluzinjtë startuan dje përgatitje­t për ndeshjen e së dielës, atë me Partizanin. Me mungesat e dy titullarëv­e, Prikas të skualifiku­ar dhe Demos të dëmtuar në ndeshjen e fundit, trajneri Jorgos Marantas mbetet i prirë për të formatuar më të mirët e mundshëm për sfidën e së dielës. Luftëtari, përpos rezultatev­e negative të javëve të fundit, i ka të gjitha mundësitë për të lënë zonën e ftohtë pas dhjetë javëve të luajtura. "Duhet të shohim para dhe të jemi të vendosur për të bërë gjithçka të mirë nga ndeshja e radhës me Partizanin". Këto ishin fjalët e trajnerit Marantas thënë pas humbjes me Tiranën, ndërkohë që "Panorama Sport" ka mësuar se në analizën e djeshme para seancës stërvitore trajneri 46-vjeçar i ka mëshuar arsyes dhe logjikës sportive. "Të interpreto­sh një ndeshje të mirë dhe për më tepër ta fitosh atë, duhet shpirt, sakrificë dhe përqendrim në çdo sekuencë loje".

 ??  ?? Realdo Fili
Realdo Fili
 ??  ?? Andi Renja
Andi Renja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania