Panorama Sport (Albania)

Çfarë nuk shkon dhe ku ka të drejtë Lerda

-

Aventura e Franko Lerdës te Partizani është një histori përplasjes­h dhe konfliktes­h që e ka zanafillën që në ditët e para të fazës përgatitor­e verore në Slloveni. Kronologji­a e përplasjes dhe konfliktev­e të trajnerit italian është e njohur nga të gjithë dhe me një shthurje gjithëpërf­shirëse. Lerda është përplasur thuajse me të gjithë, duke filluar nga stafet e ndryshme të klubit, me lojtarët, me gazetarët në intervista­t pas ndeshjeve të Europës, arbitrat deri edhe me kolegët, siç ishte rasti i debatit të fundit me trajnerin Shpëtim Duro gjatë ndeshjes me Kukësin. Madje “Panorama Sport” e ka sqaruar më herët se aq tip impulsiv dhe me karakter të nxehtë është Franko Lerda, sa që zihet edhe me veten e tij. Karakteri i tij impulsiv dhe mungesa e autokontro­llit bën që sjellja e trajnerit të Partizanit të jetë e papranuesh­me. Duke u përplasur thuajse me të gjithë, i bie që 53-vjeçari problemin ta kërkojë te vetja. Por, përplasja e fundit me zv.trajnerin krijon disa shkallë ku Lerda ka të drejtë. Si trajner i parë, ai ka të drejtën të vendosë veton për zgjedhjet në formacion, pasi në fund të fundit është personi i parë që merr përgjegjës­inë direkte. Së dyti, që në gusht ai e ka shpallur të papëlqyesh­ëm zv.trajnerin Mehmeti, por klubi ia ka lënë pjesë të stafit, gjë e cila lë të nënkuptojë se ka qenë një pranim i diktuar. Së treti, Lerda vlerësohet për marrëdhëni­et e drejtpërdr­ejta me personat që ka të bëjë, pasi edhe me ata që është përplasur, kryesisht lojtarët, ua ka shtrirë dorën e bashkëpuni­mit, duke mos mbajtur mëri. Raste ka plot, siç është përplasja me Trashin, Asanin, Hakajn etj, të cilët trajneri i ka aktivizuar edhe pas debateve që ka pasur me ta. Së fundmi, Lerda rrallëherë përdor alibitë për të justifikua­r mungesën e rezultatev­e apo lojërave jo të mira. Rasti konkret ishte së fundmi, ku ndonëse pati pesë mungesa për Kukësin, ai në asnjë rast nuk i përmendi ata si një justifikim për mosmarrjen e fitores.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania