Panorama Sport (Albania)

Rama: Tirana gaboi me fitoret, rriti pritshmëri­të me rezultate fiktive

-

Drejtori i përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama, i pranishëm në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, përveç analizës së barazimit me Kukësin dhe sqarimit të sherrit mes trajnerit Lerda dhe ndihmësit të tij Mehmeti, foli edhe për aspekte të tjera të klubit të kuq, si dhe në fund dha edhe një mendim për situatën që po kalon Tirana. KONTRATAT DHE MERKATO - “Këtë sezon kemi dy lojtarë të huazuar. Kontratat për të dy lojtarët janë me përqindje kartoni të Partizanit në rast shitjeje në fund të sezonit. Në bisedimet me Veronën për Boldor kemi edhe pjesëmarrj­en në Europë dhe të drejtën e Partizanit për ta shitur. Ai pritej që do të shpërthent­e me kombëtaren e Rumanisë, kishte nevojë për minuta e pranoi të vinte këtu me dëshirën për të luajtur. Edhe në rastin e Romeros, edhe për të kemi përqindje, kemi kontratë avantazhue­se sa u përket paraqitjev­e që ul koston e përgjithsh­me me rrogën që do i jepnim në sezon. Ai është një lojtar shumë cilësor, ka nevojë për pak punë se vjen nga një vit që nuk ka luajtur shumë, duhet të rritë paraqitjen fizike për ekipin. Sa i përket kontingjen­tit që kemi për shitjet e mundshme, një nga synimet duke filluar që nga koha kur jam bërë pjesë e klubit, do të varet nga paraqitja. Prurja e Solomon dhe Braun që nuk po gjen minuat është që të vijnë të realizojnë gola. Solomon ka luajtur për Partizan Beograd, ku pretendont­e të fitonte miliona nga ata. Në logjikën e prurjeve ai ka kohë, po njeh kampionati­n e të shprehë aftësitë e veta. Sa u përket shqiptarëv­e është Trashi gjithmonë në vitrinë, në interes të klubeve. Debutimi me Kombëtaren ishte i suksesshëm dhe nëse vazhdon me këto ritme, hap horizonte të tjera. Të luash me Kombëtaren, ka mundësi më të mëdha. Mala, Asani, Çinari, të gjithë janë edhe në varësi të lojës që do të bëjnë e kushteve. Kampionati është shumë i gjatë, nëse Asani që pretendoni­m ta shitnim që vjet, deri në fund kishim mundësi, por nuk u konkretizu­an, do të ketë edhe ai kohën e momentin që të luajë e shpalosë mundësitë e veta. Mbajmë në vëzhgim të gjithë të rinjtë e tjerë për t’i afruar”. ECURIA E TIRANËS - “Të gjitha ekipet janë përballur me të tria rezultatet, kështu që askush nuk ecën me hap të sigurt kampioni. Tirana ka pasur 2-3 fitore, 2-3 humbje radhazi e ndoshta krijoi këtë përshtypje. Aty janë, një pikë larg, me organikë të mirë. Tirana në këtë vit ka gabuar në fillim edhe te fitoret, ka rritur shumë pritshmëri­të duke nisur mirë sezonin, në disa rezultate që mund të ishin pak fiktive. Nuk ka administru­ar suksesin në mënyrën më të mirë të mundshme, por potenciali­n e ka se ka cilësi dhe mbështetje të gjerë”, u shpreh Olsi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania