Panorama Sport (Albania)

Shkurtaj humbet Flamurtari­n, Musolli mbron sulmuesit e krahut

Bomberi i Kukësit, edhe një javë jashtë fushave

- Skerdilaid Sulozeqi

Kukësit iu prishën planet pa nisur mirë sfida me Partizanin. Shkak për këtë u bë sulmuesi kryesor i Kukësit, Vasil Shkurtaj. Autori i shtatë golave këtë sezon, gjatë nxehmjes përpara se të niste takimi, pësoi një dëmtim. Në fillim trajnerit Duro dhe të gjithë stafit i bëri habi, por kur mjekët e konfirmuan ankesën e sulmuesit stafi mori menjëherë masa, duke e zëvendësua­r atë me Valon Ethemin. Kjo gjë bëri që trajneri të ndryshonte strategji dhe në fakt arriti në fund të merrte një barazim. Një pikë ishte ndoshta e mjaftueshm­e për Kukësin, por ama ka humbur Shkurtajn dhe për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtari­t. Gazeta mëson se sulmuesi fatmirësis­ht nuk ka pësuar tërheqje, siç dhe u përfol. Shtatlarti vlonjat ka bërë vizitat përkatëse gjatë ditës së djeshme dhe ka rezultuar se ai ka pasur një sforcim, i cili i ka dhënë dhimbje të forta. Sipas mjekëve lojtarit i është forcuar

kuadriceps­i dhe do i duhen rreth një javë terapi intensive për t’u rikuperuar. Të paktën 3-4 ditë Shkurtajt do i duhet të qëndrojë jashtë fushave, e më pas gradualish­t do të futet në stërvitje me topin. Kështu lojtari kryesor i verilindor­ëve do të humbasë sfidën me Flamurtari­n.

KAPITENI

– Besar Musolli u ka dalë në mbrojtje sulmuesve të krahut, Enis Gavazaj dhe Kristal Abazaj, që ende nuk janë përshtatur si duhet te Kukësi. “Normalisht këto javët e fundit nuk kemi qenë aty ku duhet. Ndeshjen me Partizanin e kishim përgatitur që të luanim me një formacion ndryshe. Duke parë kundërshta­rin që kishte ndryshuar skemën, u detyruam dhe ne. Unë luaj ku ka nevojë ekipi, por jo me dëshirë të plotë në qendër të mbrojtjes. Të gjithë po mundohemi të ndihmojmë Abazajn dhe Gavazajn. Vijnë nga nivele më të larta, por ne po mundohemi

t’i ndihmojmë të dy. Na kapi një lloj krize këto ditët e fundit dhe shpresoj të ndryshojmë. Mendoj se i kemi furnizuar mirë, por ka pasur disa raste që jo. Ndaj Partizanit nuk i furnizuam shumë, tani të shohim në ndeshjet e tjera”, ka thënë kapiteni i Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania