Panorama Sport (Albania)

Teuta-Tirana shtyhet 24 orë, do luhet në "Niko Dovana"

-

Teuta ka zbritur dje në stërvitje dhe ka nisur të mendojë për sfidën e radhës në kampionat, atë që do ta zhvillojë me skuadrën e Tiranës në "Niko Dovana". Në momentin e fundit, është ndryshuar data e ndeshjes, me sfidën që nuk luhet të premten, por ditën e shtunë në Durrës në orën 17:00, pasi trajneri i Teutës është në Zvicër dhe durrsakët kanë kërkuar që takimi me bardheblut­ë të shtyhet 24 orë.

STËRVITJA - Durrsakët vijnë në këtë ndeshje delikate pas atij barazimi në Ballsh me rezultatin 0-0. Një sfidë që Bledi Shkëmbi dhe stafi i tij janë duke e vlerësuar, ndërsa ajo që bie në sy është përgatitja e grupit, që do jetë e plotë, përjashto Balgojan e Todorovksi­n. Maqedonasi është ndëshkuar me të kuq, ndaj edhe stafi teknik po i bën llogaritë pa të në mbrojtje. Stafi teknik dhe futbollist­ët janë të vetëdijshë­m se rezultatet e deritashme janë tejet pozitive, duke përjashtua­r dy javët e fundit. Brenda javës pritet që ndaj Tiranës të rikthehet ajo ecuri e mirë e tetë javëve të para, në takimin që do të luhet të shtunën në orën 17:00. Ekipi ka punuar më së shumti në lojën me top. Ra si zakonisht në sy loja e fortë e skuadrës, ku të gjithë futbollist­ët prej kohësh po kërkojnë një vend titullari në ekip dhe po mundohen t'ia mbushin mendjen stafit, që ata janë të duhurit për 11-shen e parë.

STADIUMI - Teuta rikthehet të luajë në "Niko Dovana" pas 46 ditësh. Për herë të fundit kanë luajtur me Vllazninë më 14.9.2109. "Niko Dovana" është gati për ndeshjen e radhës të Teutës që do të jetë ajo ndaj Tiranës ditën e shtunë. Zgjati pak, vetëm një ndeshje "shtegtimi" i "djemve të detit" larg stadiumit të tyre, pasi drejtuesit e Teutës kishin gjetur kohën e përshtatsh­me për të vendosur mbjelljen e barit në stadiumin "Niko Dovana". Mbjellja e barit u bë në një periudhë që Teuta luante më shumë në transfertë dhe për këtë arsye vetëm ndeshjen ndaj Flamurtari­t të fituar 1-0 në Elbasan, skuadra e Bledi Shkëmbit e luajti jashtë shtëpisë së saj. Ndaj Tiranës, Teuta do të luajë në një fushë shumë herë më të mirë dhe përpara tifozëve të saj.

 ??  ?? Pamje e djeshme e fushës
Pamje e djeshme e fushës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania