Panorama Sport (Albania)

Troisi drejt zyrtarizim­it në Vlorë, Besa bëhet pengesë për Maganin

- Ermal Sika

Çështja e trajnerit të ri ka mbetur pezull në Vlorë, për shkak se administra­tori Sinan Idrizi gjendet në Turqi për arsye pune. Pritet që të kthehet Idrizi për ta mbyllur këtë çështje, që me shumë gjasa do të marrë fund përpara ndeshjes me Kukësin. "Panorama Sport" mëson se të paktën deri dje, kuotat më të larta për t'u emëruar trajner i Flamurtari­t i ka braziliani Marcelo Troisi. Më 25 tetor braziliani ishte në Vlorë, ku u takua me drejtuesit e klubit dhe diskutuan në lidhje me ofertën për të marrë drejtimin e Flamurtari­t. Troisi erdhi bashkë me dy anëtarë të stafit të tij dhe pasi mori ofertën vlonjate, kërkoi pak kohë për ta studiuar. Gazeta mëson se braziliani do të mbërrij sërish sot në Vlorë. Gjasat janë që mes administra­torit dhe trajnerit Troisi të ketë edhe një tjetër takim të fundit që do të vulosë gjithçka. Idrizi dhe trajneri brazilian ka gjasa që të takohen sërish në Vlorë për të përmbyllur kontratën, nëse kreu i klubit do të bjerë dakord me kushtet përfundimt­are që do të ketë braziliani nëse është i bindur nga oferta. Troisi e njeh mirë kampionati­n shqiptar, pasi më parë ka drejtuar edhe ekipe si Kukësi, Laçi dhe Bylisi. Nga ana tjetër, duke qenë menaxher, ai shikohet si një mundësi e mirë

për merkaton e janarit, për të sjellë përforcime të vlefshme për ekipin.

MAGANI - Në Vlorë pritet një rikthim i bujshëm. Lajmi për ardhjen e trajnerit peqinas Gugash Magani u prit me entuziazëm në klub, te lojtarët, por edhe te sportdashë­sit. "Panorama Sport" mëson se administra­tori Idrizi ka kontaktuar personalis­ht Maganin, të cilit i ka kërkuar të rikthehet. Nga ana e tij, Magani nuk i ka dhënë Idrizit përgjigje negative, duke lënë të hapur gjithçka. Por, burime pranë drejtuesve të Flamurtari­t thanë dje për "Panorama Sport" se në orët e fundit bisedimet me Maganin

kanë marrë një tjetër rrjedhë. Trajneri peqinas po shfaqet i dyzuar për ta lënë Besën në këtë moment. Shkak është bërë edhe humbja në ndeshjen me Shënkollin dhe reagimi i ashpër i presidenti­t Nexhat Bizhdili pas atij takimi. Duket se Magani ka kërkuar që vlonjatët ta presin pak, ndërsa u ka thënë se për momentin është në kontratë me Besën. Por, palët edhe mund të gjenin një zgjidhje për ndërprerje­n me konsensus të kontratës. Edhe pse mbetet si pistë e hapur, për momentin Magani duket se e ka ndarë mendjen që duhet të vazhdojë te Besa, ndërsa Flamurtari edhe mund ta presë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania