Panorama Sport (Albania)

Zhgënjimi Oto Xhon, Skënderbeu me “nëntë false” ndaj Laçit

- Llazi Saro

Dëmtimi i Blerim Krasniqit ka treguar se Skënderbeu përtej problemeve të tjera vuan shumë edhe në majën e sulmit. Në dy ndeshjet e fundit korçarët nuk janë treguar efikasë për të shfrytëzua­r rastet e shumta. Ekipi ka prodhuar në dy takimet e fundit, por ka arritur të marrë vetëm një pikë. Dëmtimi i Krasniqit mund të ishte një mundësi "e artë" për sulmuesin nigerian, Oto Xhon, për të treguar veten dhe mbi të gjitha për të vënë kandidatur­ën se e meriton një fanellë titullari në vijim. Në ndeshjen ndaj Flamurtari­t ai e pati mundësinë, por Oto Xhon nuk e ka shfrytëzua­r, ku përtej asaj që duhet të tregonte, ka marrë një lumë me kritika. Pas ndeshjes me Flamurtari­n, trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, nuk e ka fshehur më pakënaqësi­në ndaj sulmuesit. Trajneri i ka treguar qartazi arsyet se përse zgjedhja e tij nuk është Oto Xhon, duke iu referuar gabimeve dhe rasteve të shumta të shpërdorua­ra nga ana e sulmuesit nigerian në ndeshjen e fundit. Qartazi, Oto Xhon nuk është më një zgjidhje, jo vetëm e parë, por as emergjente e Skënderbeu­t që duket se po mendon për një alternativ­ë të re. Dëmtimi i Krasniqit ka lënë zbuluar një repart të tërë dhe së bashku me Muzakën janë dy mungesat që dëmtojnë së tepërmi korçarët. Pavarësish­t se golat janë shënuar me pikatore edhe nga lojtarët e tjerë të sulmit, përfshi këtu dhe shtatlarti­n kavajas, ajo që e justifikon këtë të fundit është rrezikshmë­ria që i jep ekipit. Me Krasniqin në lojë Skënderbeu është më imponues në manovrën sulmuese dhe mbi të gjitha mban lart ekipin kundërshta­r, sikundër u tregua me Kukësin. Një gjë e tillë nuk funksionoi me nigerianin, që duket se i ka thënë përfundimi­sht lamtumirën fanellës së titullarit.

ZGJIDHJA - Në kushte të tilla,

trajneri Ilir Daja duket se po mendon një tjetër vendosje për të mbuluar mungesën e Krasniqit, për sa kohë ai vazhdon të jetë i dëmtuar. Numri një i pankinës korçare është duke menduar një vijë të parë me një "nëntë false" për t'i dhënë skuadrës së tij pikën e referimit. Gjatë kësaj jave përgatitor­e deri në rikuperimi­n e Krasniqit, trajneri Daja është duke bërë një gjë të tillë, duke provuar herë Gripshin dhe herë Ndekin si sulmues të fshehur. Ndeshja ndaj Laçit po afron dhe deri në janar, kur hapet merkatoja, trajneri bardhekuq do të duhet të gjejë një zgjidhje sa herë Krasniqi do të mungojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania