Panorama Sport (Albania)

Notat e skuadrave

-

Laçi 7 - Dy fitore radhazi nga 30 dhe një Nuabueze i çmendur, duke shënuar katër gola brenda katër ditëve (2 ndaj Teutës dhe po kaq kundër Vllaznisë). Skuadra e Armando Cungut nuk pyeti as për shkodranët, që deri në këtë pikë të sezonit kishin treguar kompaktësi në mbrojtje. Laçi u shfaq agresiv nga minuta e parë, duke merituar fitoren. Sulmuesi me pasaportë amerikane po tregon se është një nga goditjet më të mëdha të Laçit në këto 10 sezone radhazi në elitë. Tirana 7 - Ia del në Gjirokastë­r më lehtë nga sa pritej, pikërisht në debutimin e Julian Ahmatajt. Lëvizjet e trajnerit të ri rezultuan efikase dhe skuadra hipotekoi fitoren që në pjesën e parë. Një javë që foli për Tiranën, pasi edhe ekipet e kreut u ndalën. Tashmë një barometër për vazhdimësi­në është pa dyshim transferta me Teutën. Flamurtari 6 - Kur shikon pikët që ka dhe lojën e zhvilluar ndaj Skënderbeu­t, duket e pabesueshm­e që është në këtë situatë. Vlonjatët treguan një futboll të mirë ndaj Skënderbeu­t dhe iu afruan disa herë fitores, edhe pse vuajtën në aspektin difensiv. Një pikë që ndoshta nuk vlen për renditjen, por mund të jetë frymëzuese për vazhdimësi­në. Kukësi 6 - Një notë të njëjtë me Partizanin vetëm për faktin se luante në transfertë ndaj kampionëve dhe doli me pikë. Duro iu përshtat më tepër kundërshta­rit dhe skuadra e tij nuk guxoi për të marrë fitoren. Mungesa e Shkurtajt në majën e sulmit e limitoi shumë Kukësin.

Partizani 6 - Ndryshon skemën, krijon raste, lufton deri në fund për fitoren, por merr vetëm një pikë ndaj rivalit për titull. Barazimi mund të quhet i pranueshëm, por edhe Lerda, ashtu si kolegu i tij, Duro, me lëvizjet që bëri më tepër mendoi për të mos humbur, sesa për të fituar. Një lojtar si Asani nuk u preferua as në pjesën e dytë.

Bylisi 6 - Bën një pjesë të parë shumë të mirë, ku i mungon vetëm goli. Në 45 minutat e dyta vuan shumë pas daljes së Peposhit me karton të kuq. Megjithatë, një pikë ndaj Teutës nuk mund të quhet hap fals.

Teuta 6 - Nuk është skuadra që vetë trajneri dhe drejtuesit e klubit durrsak presin të shohin. Vazhdon të vuajë në fazën ofensive dhe nuk mund të presë vetëm nga ndonjë "shpikje" e Kallakut. Skënderbeu 5.5 - Në Vlorë krijoi aq shumë raste për shënim, saqë duket mëkat që nuk doli me tri pikë. Oto Xhon shpërdoroi pa fund dhe kjo bëri që korçarët të rrezikonin humbjen e ndeshjes. Vllaznia 4 - Thyhet lehtësisht në Laç, edhe pse mundohet që të bllokojë kurbinasit me një vendosje të ngjeshur në mbrojtje. Një ndeshje për t'u harruar, pasi shkodranët u shpërfytyr­uan. Luftëtari 4 - Tregon limite dhe gabimenaiv­enëmbrojtj­e.Penalltitë­janë bërë makth, ndërsa për 65 minuta luan me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të grekut Prikas. Ajo që habit është fakti se nuk shkoi asnjëherë në portën e Tiranës me një aksion të rrjedhshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania