Panorama Sport (Albania)

Gafa në katër ndeshje, arbitrat ndikojnë në rezultat

Gabojnë kryesorët Meta, Kuka, Hamiti dhe Bajramaj

-

Një javë e tmerrshme për arbitrat, me ga bime në katër nga pesë ndeshjet e luajtura. Në total mungojnë katër penallti dhe një karton i kuq, me Flamurtari­n, Skënderbeu­n, Bylisin dhe Partizanin që ndihen të vjedhur. Veçanërish­t vendimet e kryesorëve Orlando Kuka, Kreshnik Bajramaj dhe Kridens Meta kanë ndikuar jo pak në rezultate, ndërsa gabimet e Hamitit në Gjirokastë­r janë të papërfills­hme prej rezultatit 0-3 për Tiranën. PARTIZANI-KUKËSI 0-0

Gjyqtarë: K.Meta (kryesor), D.Myftari dhe A.Mahmuti (anësorë), A.Koçi dhe K.Kola (pas portave), N.Bregasi (i katërt);

Takimi u gjykua me 6 arbitra, me kryesor Kridens Metën. Rrocës i është falur kartoni i kuq në dy raste. Në minutën e 32-të i falet kartoni i dytë i verdhë, pasi dora e mesfushori­t të Kukësit godet fytyrën e Melos. Në të 62ën Rroca mund të merrte të kuq direkt për ndërhyrjen ndaj portierit Hoxha me gju në fytyrë gjatë rënies. Ndërsa në minutën e 85të, arbitrat habisin me mosdhënien e një faulli të ashpër të Obanorit ndaj Malës. Kryesori Meta dhe anësori Myftari gabojnë në këtë rast. Ndërsa në minutën e 15-të, edhe Brojës së Partizanit iu fal një karton i verdhë i merituar pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Rrocës. Në këtë takim Partizanit iu anulua gol në minutën e 85-të, por vendimi i anësorit ishte i drejtë, sepse Çinari ishte më i avancuar se Teqja. FLAMURTARI-SKËNDERBEU 1-1

Gjyqtarë: O.Kuka (Tiranë), O.Grabova (Fier), A.Shkreta (Tiranë);

36' Zeqaj godet me bërryl në fytyrë Gripshin në një duel afër zonës. Anësori Grabova nuk e sinjalizon kryesorin për një rast që minimalish­t duhej dhënë faull për Skënderbeu­n dhe mbrojtësi i Flamurtari­t duhej ndëshkuar me karton të verdhë.

41' Pas shërbimit të Ribajt në zonë, është Hoxhaj që devijon topin dhe Sukaj më pas shënon. Krijohet përshtypja se sulmuesi është më i avancuar dhe duhej anuluar goli për pozicion të parregullt, por pamjet filmike tregojnë se në momentin e devijimit të topit nga Hoxhaj, Sukaj është në një vijë me Pollozhani­n, që ishte lojtari i fundit.

65' Pollozhani rrëzon Sukajn brenda zonës pas pengimit që i bën në këmbën e djathtë, por gjyqtari Kuka e konsideron simulim dhe ndëshkon me karton të verdhë sulmuesin. Pamjet filmime e nxjerrin blof arbitrin kryesor, i cili duhej të kishte akorduar penallti për Flamurtari­n dhe të ndëshkonte me karton të verdhë Pollozhani­n.

83' Haruni mban nga fanella brenda zonës Bregun, i cili humbet ekuilibrin dhe rrëzohet duke mos e goditur dot topin. Penallti, por Kuka nuk e sheh, duke ia mohuar Skënderbeu­t. LUFTËTARI-TIRANA 0-3

Gjyqtarë: E.Hamiti, R.Çokaj (Lezhë), E.Burgu (Fushë-Krujë);

Në minutën e 25-të gjyqtari Hamiti nxjerr me të kuq Prikasin dhe jep penallti për Tiranën. Vendim i drejtë, pasi greku i Luftëtarit prek topin me dorë që po shkonte në rrjetë. Që në minutën e 3-të kemi një duel të Isufit dhe Ngosë, teksa të dy

lojtarët rrëzohen, por arbitrat vazhdojnë lojën. Në minutën e 33-të, Vyent shtyhet nga Çelhaka në kufijtë e zonës, gjyqtari vazhdon lojën. Këtu gabon, pasi duhej dhënë faull për Luftëtarin. Në minutën e 53-të, Isufi pengon Torasën në zonë, por për gjyqtarin nuk ka penallti. Madje, Hamiti e ndëshkon për simulim argjentina­sin, por pamjet filmike tregojnë se duhet të akordohej penallti për Tiranën. BYLISI-TEUTA 0-0

Gjyqtarë: K.Bajramaj, D.Rexha, D.Agaraj (Tiranë);

Mungon një penallti për Bylisin në minutën e 22-të.

Murataj ka topin në zotërim në zonën durrsake dhe në hyrje të saj, Arapi fillimisht e mban me duar e pastaj e tërheq prej fanelle, por gjyqtari Bajramaj nuk e konsideron faull. Ndërsa në minutën e 88-të, Murataj në hyrje të zonës nga e majta e sulmit ballshiot, kroson, por dora e Todorovski­t ndal topin. Gjyqtari vazhdon lojën, duke marrë një vendim të drejtë, pasi ishte një prekje e pavullnets­hme me dorën e ngjitur me trupin. Bajramaj nxori dy herë kartonin e kuq, duke marrë vendime të drejta. Fillimisht për Peposhin në minutën e 61-të, që ndali Vecajn gjatë një

kundërsulm­i. Ky ishte i verdhi i dytë për lojtarin. Ndërsa në minutën e 90-të, Todorovski u ndëshkua me të kuq pas pengimit të Qardakut, i cili fitoi duelin e shpejtësis­ë dhe po shkonte i vetëm drejt portës. LAÇI-VLLAZNIA 3-0

Gjyqtarë: Filip Farrugia, Paul Apap, Ivan Galea (Maltë);

Laçi-Vllaznia u gjykua nga arbitra maltezë. Në të 60-ën pati dyshimte të forta se goli i Lushkjes nisi nga pozicioni jashtë loje i Tekos. Por jo, pasi pamjet filmike dëshmuan se kur Nuabueze i dha topin, braziliani mbahej në lojë nga Malota i Vllaznisë.

 ??  ?? Momenti kur Pollozhani pengoi Sukajn dhe nuk u akordua penallti
Momenti kur Pollozhani pengoi Sukajn dhe nuk u akordua penallti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania