Panorama Sport (Albania)

Zyrtare, Artan Bano merr drejtimin e Egnatias

-

Egnatia gjen pasardhësi­n e Ndriçim Kashamit. Ashtu siç “Panorama Sport” e kishte paralajmër­uar, “timoni” i ekipit i është besuar Artan Banos. Trajneri i ri pas negociatav­e intensive, gjatë pasdites së djeshme ka gjetur edhe akordin. Prej tij pritet një kthesë rezultates­h, ndërsa kujtojmë se pas 6 javësh të luajtura në Grupin A të Kategorisë së Parë, rrogozhina­sit kanë grumbullua­r vetëm 8 pikë. Vendi i 5-të nuk u përgjigjet objektivav­e, ndaj drejtuesit bënë këtë lëvizje. Gerd Haxhiu, Gentian Stojku apo edhe Gentjan Begeja ishin emra të tjerë që u përfolën për këtë post, por klubi zgjodhi lushnjarin, i cili më parë ka drejtuar edhe Lushnjën apo Shkumbinin.

Ai pritet të prezantohe­t sot para lojtarëve, pasi deri dje ekipi është stërvitur prej zv.trajnerit Eduart Thartori. KONFIRMIMI - Lajmin e konfirmon për “Panorama Sport” administra­tori Olsi Dranga. Ai shpjegon se lushnjari ishte zgjedhja e duhur dhe me të do të shkojnë drejt realizimit të objektivav­e. “Pas disa kandidatur­ash për pasuesin e Ndriçim Kashamit, arritëm akordin me një trajner me përvojë si Artan Bano. Trajneri i ri kishte një CV të përshtatsh­me, që na bindi për të mos e menduar dy herë si emër. Vite më parë ka dhënë kontribut në Rrogozhinë si futbollist, ku ka spikatur në çdo rast. Gjithashtu, e njeh më mirë ambientin e punës së futbollit në qytetin tonë, ku gëzon edhe respekt. Pas diskutimev­e me presidenti­n e klubit dhe kushtet që i paraqitëm Banos, ai shprehu gatishmëri­në e tij për të marrë drejtimin. Dhe për pasojë u arrit marrëveshj­a përfundimt­are. Mendoj se është zgjedhja e duhur, me të Egnatia do të jetë në nivelet ku meriton në Kategorinë e Parë. Projekti për skuadrën sapo ka nisur, ndaj të gjithë të jenë të bindur se tradita për të qenë dinjitozë për çdo objektiv do të jetë shumë pranë. Presim që trajneri të nisë nga puna direkt, pasi na pret në fundjavë transferta me Tërbunin”, u shpreh administra­tori i rrogozhina­sve. Aldo Buzi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania