Panorama Sport (Albania)

Bubeqi: S’e lëshojmë më kreun

“Transfertë delikate në Shijak, pres vetëm futboll të pastër dhe gjykim korrekt”

- FATMIR ZHUZHI

Pasi morën kreun, di branët nuk kanë më në plan që ta dorëzojnë. Korabi është zyrtarisht i pari në tabelë dhe ambiciet janë shtuar ndjeshëm. Synohet rikthimi në elitë, e megjithatë që të gjithë janë të vetëdijshë­m se misioni nuk do të jetë assesi i thjeshtë. Gara është më shumë se e fortë dhe gabimet praktikish­t janë të ndaluara. Mjafton një humbje dhe mund ta shohësh veten 2-3 vende më poshtë në tabelë. Dhe këtë gjë e ka më shumë se të qartë Dorian Bubeqi. Për këtë motiv trajneri po përpiqet të largojë euforinë nga lojtarët. Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, kavajasi ndalet te 90-minutëshi i radhës. Do të jetë një provë force, pasi përballë do të kenë Erzenin. Një kundërshta­r që ka gjithashtu pretendime madhore, ndaj ky është shansi i dibranëve për të treguar veten. Tekniku është i bindur se në “Tofik Jashari” spektakli do të jetë i garantuar, e megjithatë ka vetëm një merak për gjykimin. “U bënë rreth dy vite që drejtoj ekipin e Korabit dhe mendoj se kemi krijuar një skuadër realisht të mirë. Jemi në krye të tabelës dhe na mbetet për detyrë t’i ruajmë këto pozita. Mbështetja nuk më ka munguar, pasi drejtuesit më të lartë të klubit i kemi në krah kurdoherë. Por tani nis pjesa më e vështirë, pasi është koha për vazhdimësi. Këtë

fundjavë udhëtojmë në Shijak dhe është pa diskutim një transfertë delikate. Kundërshta­ri, ashtu si edhe ne, ka pretendime madhore. Erzeni meriton vlerësim, pasi konkurrojn­ë për t’u ngjitur. Unë e njoh mirë atë ambient, sepse para ca kohësh kam punuar. E di sa të

dhënë janë, gjithashtu di që kanë një grup cilësor dhe tifozë të mrekullues­hëm. Për të gjithë këto faktorë, u kam kërkuar lojtarëve të mi impenjim maksimal në stërvitje. Për të ruajtur kreun, na duhet që të gjitha ndeshjet t’i marrim me radhë dhe të jemi kokulur. Por kjo nuk

na i ndryshon synimet, pasi si çdo javë, edhe me Erzenin do të luajmë vetëm për fitore. Duke luajtur një futboll të pastër dhe me një gjykim korrekt, besoj se do ia dalim. Mendoj se do të jetë një duel i bukur për të parë dhe rezultatin t’ia lëmë fushës”, përfundoi Bubeqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania