Panorama Sport (Albania)

Dinastia Vata te Sëlltiku, djali i ish-kapitenit firmos si profesioni­st

Rudi: Po nis një histori e bukur, shpresoj të më kalojë

- RUDI VATA

Mbiemri Vata duket se është i destinuar për të qëndruar te Sëlltiku. Jo vetëm kaq, por edhe për të bërë histori dhe për të lënë gjurmë në ecurinë e këtij klubi ndër breza. Në Skoci, emri dhe mbiemri i ish-kapitenit të Shqipërisë është shënuar me germa të arta, por tanimë, pritet që ai mbiemër të zëvendësoh­et me një tjetër emër. Pas Rudi Vatës, që për sezonet 1992-1996 ishte pjesë e klubit skocez, me një kontratë profesioni­ste është lidhur me klubin jeshil edhe i biri i tij, Roko Vata.

ROKO VATA - Pasi i ati mbahet mend edhe sot e kësaj dite si një nga futbollist­ët me shumë kontribut

në skuadrën skoceze, drejtuesit e klubit i kanë besuar një tjetër futbollist­i me këtë mbiemër. Roko, i lindur më 18 prill të 2005ës, dje ka firmosur kontratën e parë si profesioni­st në karrierën e tij që sapo ka nisur dhe po rritet. Momentalis­ht, ai vlerësohet si një element shumë i rëndësishë­m për

akademinë e klubit të Sëlltikut dhe është pjesë e skuadrës U-16 të Sëlltikut. Bashkë me babanë e tij, ish-kapitenin e Kombëtares Rudi Vatën, ai firmosi kontratën si profesioni­st gjatë mesditës së djeshme, në prani të administra­torit të Sëlltikut, Piter Lauell, si edhe drejtorin e akademisë së klubit jeshil, Kris MekKart.

- Për një prind, fëmija është krenaria më e madhe dhe nuk ka si të jetë ndryshe edhe për Rudi Vatën. Ish-kapiteni i Kombëtares, në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, komenton edhe hapat e parë të karrierës së të birit si profesioni­st. “Historia

vazhdon. Sa më larg, aq më mirë. Rruga është e gjatë dhe vështirësi­të do të jenë të mëdha. Besoj se një histori shumë e bukur do të fillojë së shpejti. Aktualisht djali po luan me Sëlltikun U-16, por unë shpresoj shumë që të më kalojë”, është shprehur Rudi Vata për gazetën.

 ??  ?? Rudi Vata me të birin Roko në zyrat e Sëlltik pas firmës së kontratës së parë si profesioni­st
Rudi Vata me të birin Roko në zyrat e Sëlltik pas firmës së kontratës së parë si profesioni­st

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania