Panorama Sport (Albania)

Kumbulla mund Dermakun, italianët elozhe “murit” shqiptar

Kuqezinjtë si shembull, talenti dhe surpriza e Serisë A

- OLSI TUJANI

14 tetori nuk ishte aspak larg. Përpara mbrëmjes së djeshme, ajo datë ishte e para që bashkoi dy qendërmbro­jtësit pranë njëri-tjetrit me fanellat kuqezi. Për pak minuta, kanë qenë prapavija e Shqipërisë në ndeshjen kundër Moldavisë. Edi Reja i dha mundësinë e debutimit Marash Kumbullës me Kombëtaren A, në atë takim përkrah Dermakut. Kontakti i parë në fushën e lojës, një nisje e bashkëpuni­mit të një dysheje që mund të funksionoj­ë bashkë edhe më shpesh në të ardhmen.

E PARA SI KUNDËRSHTA­RË

Dje, dy mbrojtësit e Kombëtares kanë luajtur për herë të parë si kundërshta­rë. Njëri në prapavijën e Parmës e tjetri në atë të Veronës. Kastrioti dhe Marashi janë dy shqiptarët e Italisë. Njëri i lindur në “Skandiano”, provinca e Rexho Emilias. Surpriza e Serisë A. E njëjta vendlindje me Romano Prodin. Tjetri, talenti në Itali, në “Peskiera del Garda”. Për ta, Shqipëria është një trashëgimi shpirtëror­e, por edhe prindërore. Kanë lindur në Itali. Në mënyrë ideale mund të ishin bashkë edhe në kombëtaren e Mançinit. TRIUMF I 19-VJEÇARIT Përballja e parë e dy shqiptarëv­e në Serinë A, ka shkuar në favor të Veronës dhe Kumbullës, të cilët kanë triumfuar në transfertë me Parmën falë golit të Lazoviçit në minutën e dhjetë që vulosi fitoren 0-1. Në notat e “Tuttomerca­toweb”, të dy mbrojtësit vlerësohen për paraqitjen e tyre, ndërkohë që patën raste edhe për të shënuar:

DERMAKU 5.5 – “Pak i rëndë në fushë, por nuk has probleme madhore. I shkon afër barazimit të rezultatit me një goditje me kokë, por pritet nga Silvestri në dy kohë”.

KUMBULLA 6.5 - “I shkon pranë golit me kokë. Në zonat e tij nuk ka ndonjë rrezik të madh, madje nuk ka as shumë kundërshta­rë”. Kastriot Dermaku Historia e Kastriot Dermakut

është e lidhur edhe me një përfaqësue­se të tretë, atë të Kosovës. “Unë ndihem shqiptar, kosovar dhe shqiptar”, pati thënë në vitin 2015 Dermaku, i detyruar edhe nga një grumbullin me “Dardanët”. Pas një ndeshjeje në pankinë ndaj Azerbajxha­nit, trajneri Shaland nuk pati ndërmend t’ia besonte fanellën e titullarit as ndaj Ishujve Faraoe. Zgjedhje që e detyroi Dermakun të braktiste grumbullim­in për të qenë i hapur për Shqipërinë, me të cilën do të debutonte në muajin e ardhshëm (tetor 2018), kundër Jordanisë. Mirëpo, lidhja e tij me Shqipërinë nuk ka të bëjë me një ndeshje të luajtur apo jo. Babai Luani, i cili ka shkuar në Itali për punë, ka qenë ishsulmues i Prishtinës me legjendën Fadil Vokrri. Simboli i Kosovës.

MARASH KUMBULLA Ndërsa bashkëkomb­ësi i tij Dermaku ka debutuar në Serinë A në moshën 27-vjeçare (më 20 tetor kundër Xhenoas). Kumbulla ka startuar zyrtarisht vetëm 19 vjeç e gjysmë. E nëse zgjedhja e Roberto D’Aversas ishte surprizues­e, harrojeni atë që bëri Ivan Juriç, i cili e vendosi këtë djalosh në mbrojtjen me 3 kundër Bolonjës së Rodrigo Palasios, më 25 gusht. Djaloshi i lindur në vitin 2000 është rritur në ekipet e moshave të Hellas Veronës. Nga fëmijët deri në ekipin e parë. Një rrugëtim që duhet të jetë shembull për të gjithë fëmijët që nisin të luajnë futboll. Prindërit kanë ikur nga Shqipëria drejt Italisë: Babai ka një firmë ndërtuesis­h dhe e ëma punon në restoranti­n e familjes në Peskiera. Djaloshi ka punuar jo më pak se 2-3 orë çdo ditë, për të arritur deri në momentin që e bindi trajnerin Juriç. Ky i fundit, kur e ka gjetur Marashin në grumbullim, nuk i ka parë aspak kartën e identiteti­t, por e ka analizuar mirë për çfarë mund të shfaqë në fushën e lojës. Deri më tani, qartësisht është vënë re që ai ka humbur vetëm një ndeshje për zgjedhje të trajnerit dhe një për shkak të një skualifiki­mi me kartonë dhe mund të japë vërtet shumë...

 ??  ?? Faksimile e speciales nga ''Gazzetta dello Sport'' për dy lojtarët e Kombëtares shqiptare
Faksimile e speciales nga ''Gazzetta dello Sport'' për dy lojtarët e Kombëtares shqiptare
 ??  ?? Festa e Kumbullës me Parmën dhe trishtimi i Dermakut
Festa e Kumbullës me Parmën dhe trishtimi i Dermakut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania