Panorama Sport (Albania)

Reja: Hysaj kërkon të qëndrojë, e bind Ançelotin

-

Atalanta dhe Napoli po i japin tonusin kampionati­t italian dhe për një si Edi Reja, është duel edhe për titull. Po, në deklaratën e fundit dhënë në mediat italiane, 74-vjeçari e konsideron këtë sfidë si të denjë për të tentuar edhe maksimumin në kampionat. “Po, për Napolin është ndeshje e rëndësishm­e për titullin. Duke parë klasifikim­in, rezulton si sfidë për titull, por të mos harrojmë që është ende herët dhe nuk janë kaq vendimtare”, tha italiani për “Radio Marte”. NAPOLI-ATALANTA - “Për Napolin duhet kujdes, pasi nëse nuk e përballon Atalantën me intensitet­in e duhur, rrezikon të dalë i humbur. Napoli ka disa probleme në fazën mbrojtëse dhe i duhet që të përballet edhe me dëmtimet e Malkuit, Manolas, Ghulam dhe Hysajt, që janë ende jashtë. Mirëpo, në kampionat nevojitet që të luash me shumë intensitet dhe bergamaskë­t janë të fortë dhe nuk të lënë as të marrësh frymë. Nga ana tjetër, Napoli ka shumë futbollist­ë të shpejtë dhe kryesore do të jetë që të mos i japë pika referimi Atalantës”.

HYSAJ – “Unë mendoj se ai ka dëshirë që të qëndrojë te Napoli. Dhe them se mund të rikthehet i domosdoshë­m në ekip, duke qenë se rrotacioni në ekip është i detyrueshë­m. Është një skuadër e madhe që luan çdo tri ditë dhe nëse nuk ndërron lojtarët, të cilët nga ndeshja në ndeshje luajnë duke kërkuar vetëm të fitojnë, rrezikon të mos i kesh deri në fund të kampionati­t. Përveç të tjerash, Hysaj në Kombëtare është duke dhënë maksimumin”. HAMSHIK – “Ai ka qenë kapiteni i fundit para Insinjes dhe nuk mund ta harroj. Ka bërë histori. Të më sjellë gjashtë shishe me verë, nëse kujtohet ende për mua (Qesh...).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania