Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Zef Gjoni: Bashkia dhe klubi e kanë injoruar boksin

Trajneri i Vllaznisë dorëzohet: S’kemi para për ta mposhtur Tiranën në kampionat, ndaj do të largohem

-

Në prag të Kampionati­t Kombëtar të Boksit që do të zhvillohet së shpejti, trajneri i Vllaznisë, Zef Gjoni, për herë të parë në karrierën e tij dorëzohet, duke thënë se skuadra shkodrane do të mjaftohet edhe me vendin e dytë përballë Tiranës, e cila ka të paktën 4 boksierë profesioni­stë. Ngritja e duarve lart kësaj radhe ka ardhur nga trajneri që ka fituar 22 tituj kampion, duke e bërë Vllazninë ekipin absolut në boksin shqiptar për faktin se sektori i sportit në Bashkinë e Shkodrës, vetë bashkia dhe sport klub Vllaznia nuk kanë asnjë interes për sportin e boksit dhe sportistët. Madje, pas këtij kampionati Zef Gjoni, siç konfirmoi në intervistë­n për “Panorama Sport”, mund të largohet si trajner i kuqebluve për të shkuar me ndonjë ekip tjetër, duke qenë se ka oferta, sepse sipas tij në Shkodër nuk mund të vijohet më në këtë gjendje.

“Ju falënderoj për interesin sepse sport klub Vllaznia dhe personat që paguhen në Bashkinë Shkodër për këto punë nuk kanë asnjë lloj interesi për boksin, jo vetëm për ne, pasi dihet në çfarë gjendje ka shkuar sport klub Vllaznia me të gjitha disiplinat e sporteve. Sa i përket kampionati­t kombëtar do të jetë i fortë, sepse AIBA, Federata Botërore e Boksit, ka nxjerrë një rregull të ri që edhe boksierët profesioni­stë mund të marrin pjesë në boksin amator, pra në kampionat. Tirana sot për sot ka katër boksierë profesioni­stë dhe tre janë në

Itali, madje kanë bërë mbi 5 ndeshje profesioni­ste ku i kanë fituar të gjitha dhe ne do të përballemi me ta. Tirana është e bashkuar tashmë dhe është një ekip shumë i fortë, prandaj ne kemi marrë masat tona duke u stërvitur. Këtë radhë Vllaznia do të jetë e kënaqur edhe me vendin e dytë, sepse siç e thashë, interesi i personave që përmenda më lart, qoftë nga sport klub Vllaznia, por edhe Bashkia Shkodër është zero. Problemet financiare janë kryesoret që kemi. Ne aktualisht kemi dy boksierë në Gjermani, Kristian Demaj dhe Rexhildo Zeneli, që kanë shumë dëshirë të vijnë dhe t’i bashkohen Vllaznisë, por duhet marrë parasysh se ata lënë punën atje, stërvitjen dhe të paktën duhet t’u garantosh rrugën, pra biletën, apo edhe ndonjë pagesë, sepse janë ditët e punës që duhet t’i lënë. Ne s’kemi mundësi që t’ua plotësojmë këto kushte, sepse në këtë gjendje e kanë çuar sportin. Vetëm një biznes na ndihmon, por nuk mjafton kështu. Prandaj, këtë radhe ne do të ishim të kënaqur edhe me vendin e dytë,

sepse edhe vendi i dytë është nder. Të shohim gjatë javës se si do të shkojë stërvitja. Ne aktualisht në stërvitje kemi Vjerdhën, Kajoshin, Eljazajn, Kapajn e Hysën, i cili sapo është rikthyer pas pafajësisë dhe është duke u përgatitur për kampionat, po stërvitet fuqishëm. Gjendja e këtyre boksierëve është e mirë, por janë 10 pesha ku duhet të konkurrosh dhe nuk mund të rivalizojm­ë me vetëm 2-3 boksierë. Çdo peshë pikëzohet me 5 pikë dhe shpresojmë që deri në fund të ketë diçka që të përmirësoh­et. Sa u përket atyre që janë në bashki, shefi i klubit dhe punonjësit e tjerë nuk e dinë as kalendarin se çfarë aktivitete­sh ka boksi dhe interesi i tyre nuk ekziston. Megjithatë, kur të mbarojmë kampionati­n, do të flas më shumë. Kam disa oferta dhe ndoshta, duke parë drejtuesit se në çfarë gjendjeje po e çojnë boksin unë mund të përfaqësoh­em me ndonjë ekip tjetër dhe jo Vllazninë. Më vjen shumë keq, por në këtë gjendje nuk mund të vazhdohet dhe do të shoh ofertat e tjera që kam”. Senad Nikshiqi

 ??  ?? Trajneri legjendar i boksit shqiptar, Zef Gjoni
Trajneri legjendar i boksit shqiptar, Zef Gjoni
 ??  ?? Palestra ku stërvitet Vllaznia, në pritje të kampionati­t kombëtar
Palestra ku stërvitet Vllaznia, në pritje të kampionati­t kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania