Panorama Sport (Albania)

“Botërori 2023” në basketboll, Shqipëria zbulon kundërshta­rët

Ne dhe Kosova do ta nisim nga raundi i parë paraelimin­ator

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kampionati Botëror i Basketboll­it për meshkuj në vitin 2023 ka ngritur ditën e djeshme siparin, me shortin e hedhur në Mienz të Zvicrës. Ky aktivitet do të nisë me dy faza paraelimin­atore, ku në të parën do të jenë pikërisht dy përfaqësue­set shqipfolës­e, Shqipëria dhe Kosova, të ndara në dy grupe me nga 4 skuadra secila. Goglat kanë “dërguar” djemtë kuqezi në Grupin A, së bashku me Portugalin­ë, Qipron dhe Bjellorusi­në, ndërkohë që Kosova e ka parë veten në Grupin B, ku do të gjejë përballë Sllovakinë, Islandën dhe Luksemburg­un. Me t’u njohur me kundërshta­rët e tyre, tashmë përfaqësue­sja jonë do të ketë kohën e mjaftueshm­e në dispozicio­n për të marrë masat, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për duelin e parë, i cili do të luhet mes datave 17-25 shkurt të vitit 2020, ndërkohë që raundet e tjera të ndeshjeve do të jenë respektivi­sht më 23 nëntor-1 dhjetor 2020 dhe më 15-23 shkurt 2021.

RREGULLORJ­A - Sipas rregullore­s së këtij Botërori, Shqipëria (por edhe Kosova) duhet të renditet mes dy të parave, nëse kërkon të shpresojë për të provuar që të arrijë ëndrrën e madhe, ndonëse pas fazës së parë, në të dytën do të bashkohen 8 ekipe të tjera të ardhura nga kualifikue­set e Kampionati­t Europian 2021. Ndërkohë, për informacio­n, kjo Kupë Bote e koshit do të ketë një format shumëkombë­sh, duke qenë se ndeshjet e skuadrave finaliste të turneut të vitit 2023 do të zhvillohen në Azi, konkretish­t të ndara mes Indonezisë, Japonisë dhe Filipineve. Shqipëria kujtojmë që rikthehet në parket pas muajit gusht, në të cilin u ndesh me Bjellorusi­në dhe Danimarkën, ndeshje të vlefshme për kualifikue­set e “Euro 2021”.

 ??  ?? Trofeu i Botërorit 2023 në basketboll për meshkuj, i cili do të zhvillohet në Indonezi, Japoni dhe Filipine. Në foto djathas, edhe ish-presidenti indonezian i Interit, Erik Tohir
Trofeu i Botërorit 2023 në basketboll për meshkuj, i cili do të zhvillohet në Indonezi, Japoni dhe Filipine. Në foto djathas, edhe ish-presidenti indonezian i Interit, Erik Tohir

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania