Panorama Sport (Albania)

Di Maria dhe Dibala i ri, "Zonja" gjen talentet

-

Juventusi është skuadra e Kristiano Ronaldos dhe këtë e di kushdo, edhe ata që nuk janë të apasionuar me futbollin. Është edhe ekipi i disa kampionëve të tjerë që funksionoj­në në perfeksion rreth portugezit. Juventusi është krijuar për të fituar shumë shpejt, në Itali dhe në Europë. Por fakti që është e hedhur në sulm vetëm për trofetë, "Zonja" mendon edhe për të ardhmen. Ja pse në merkato ka siguruar shërbimet e Soulesë dhe po menaxhon nga afër Barrençean. Në vitet e fundit ka siguruar talente si Tongia, Riço, Lamana, Brentan, etj. Këta që përmenden më sipër janë talente të mëdhenj që po japin kontributi­n e tyre për kombëtaren e Italisë në Botërorin U-17.

TONGIA- Franko Tongia, 17vjeçar, është një lojtar krahu i sulmit. Ka lindur në Torino dhe ka aftësinë që të luajë në të dyja anët e fushës, si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë. Ka driblim, potencë fizike të kënaqshme për moshën e tij.

RIÇO- Ka lindur në vitin 2002 edhe Alesandro Riço, me "profesion" mbrojtës qendre. Napolitan, me këmbën e djathtë, ka një shpejtësi të frikshme. Ajo e ndihmon që të mbulojë mirë zonat e tij kur skuadra është e zhbalancua­r, por i pëlqen të kapë kundërshta­rët që në mesfushë.

LAMANA- Françesko Lamana ka lindur në Ivrea dhe mban veshur fanellën e qytetit të tij. Kartoni është në pronësi të Juventusit. Është mbrojtës i djathtë 17-vjeçar dhe pikat e forta janë ndihma drejt sulmit dhe saktësia në ndërhyrje. Kroson dhe bën gjithçka nga e djathta. Në duelet një kundër një është shumë i fortë.

SOULE- Matias Soule është 16 vjeç dhe në këtë moshë bëhet diferenca e pjekurisë së një lojtari. Është një majtosh delikat dhe ka idhull Di Marian. Ndoshta e ekzagjeroj­më, por Soule jep shumë asiste dhe nuk ka frikë nga duelet me kundërshta­rin, pikërisht si kampioni i PSG-së.

BARRENEÇA- Enco Barreneça është dy vite më i madh sesa Soule dhe mbi të gjitha luan në një pozicion tjetër. Argjentina­si është mesfushor qendror dhe nga pamja i ngjason Dibalës. Me karakteris­tikat që ka ngjason më shumë me Bentankuri­n. Aktualisht luan me Sionin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania