Panorama Sport (Albania)

Gol në 13 ndeshje radhazi, Konte: “Makina”, në limite

"Ndeshja e 4-t në 9 ditë, më duket e pabesueshm­e"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një fitore e rëndë sishme, që rikthen Interin së paku për një natë në krye të kampionati­t. Antonio Konte me siguri duhet të ketë mbetur i kënaqur pas shfryrjes së postsfidës kundër Parmës, duke konsiderua­r paraqitjen e zhvilluar nga lojtarët e tij, të cilët kanë arritur të dalin nga fusha e Breshas me tri pikë, thelbësore në garën për titull. Trajneri zikaltër, ndërkohë, vazhdon të grumbulloj­ë rekord pas rekordi: sipas raportimit të agjencisë së statistika­ve "Opta", me dy golat e realizuar mbrëmjen e djeshme, është i pari në historinë e Interit që ka parë skuadrën e tij të shënojë në 13 ndeshjet e para në stol në të gjitha kompeticio­net. Në përfundim të 90 minutave është ndalur nga mikrofonat e mediave italiane.

Ndeshjet fitohen edhe me veprime individual­e si ai i Lukakut. Ku patët vështirësi në pjesën e dytë?

Sipas meje, është e vështirë të flitet për ndeshjen. Është e katërta brenda nëntë ditësh ku luajnë gjithmonë të njëjtët. Personalis­ht marr vetëm tri pikët, të tjerat nuk më duhen. Tani të përgatitem­i për Bolonjën, më pas kemi Dortmundin dhe Veronën: shtatë ndeshje në 20 ditë, asnjë skuadër tjetër nuk i ka bërë. Më duket e habitshme.

Çfarë lë rezultati në kokën e lojtarëve?

Që ndeshjet të tilla fitohen me vuajtje. Sfidoj këdo të luajë

katër ndeshje brenda nëntë ditësh dhe të fitojë në Bresha. Normalisht do të pëlqeja të kisha më shumë kohë për t'u përgatitur.

Fjalët e Marotës nuk ju kanë qetësuar?

Nuk është çështje qetësimi. Kanë kaluar katër muaj që jam pjesë e planetit të Interit, kam nisur të kuptoj se çfarë ndodhet brenda, diçka që nuk e kisha imagjinuar në qershor. Tani situatën e kam të qartë, ndaj duhet të përmirësoh­emi duke evituar situata të tilla. Kemi mbledhur 25 pikë me xhirot e motorit në maksimum.

Çfarë zbuluat në qershor që nuk e dinit?

Po nis të mësohem me situata të reja në nivel skuadre, lojtarësh. Duhet të përmirësoh­emi në disa aspekte sepse, përsëris, klasifikim­i flet vetë, por nuk duhet t'i mbyllim sytë dhe të mendojmë se gjithçka është në rregull. Duhet të tregohemi të drejtë dhe të kuptojmë ku ka vend për përmirësim, nëse duam të arrijmë në fund në mënyrë pozitive. Fitore të tilla janë shumë të vuajtura, me makinën në maksimum të xhirove. Nuk është shëtitje, por meritë e këtij grupi që po bën gjëra të papritura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania