Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

HANDANOVIÇ 7 - Gjendet i gatshëm kur e thërrasin në detyrë, largon rrezikun nga zona e tij dhe bën të pamundurën tek aksioni i 2-1.

GODIN 6 - Jo gjithmonë perfekt në kohët e daljeve. Në momentin e tensionit nuk kuron stilin, duke u limituar në spastrime.

DE VRAJ 6,5 - I rikthen stabilitet­in repartit dhe prania e tij ndihet. Imponohet me elegancë te rastet e Balotelit me shokë.

SHKRINJAR 6 - I përpiktë në duelet me kundërshta­rët, prek një numër të pafund topash dhe zhvillon një provë precize në mbrojtje.

KANDREVA 6,5 - Në të djathtë garanton sprint dhe pasime për shokët. Mbërrin vazhdimish­t në zonën rivale, edhe pse i mungon lëvizja e duhur.

GALJARDINI 6 - I dobishëm dhe i rrezikshëm te topat e lartë, konfirmon paraqitjet pozitive të periudhës së fundit, pavarësish­t rënies në pjesën e dytë.

BROZOVIÇ 6,5 - Shlyen ndeshjen e shëmtuar kundër Parmës dhe merr në kontroll lojën e zikaltërve, siç i ka mësuar tifozët.

BARELA 6 - Inkursione­t e tij janë një armë e shtuar. Shton presingun dhe rikuperon vazhdimish­t topa. Prova e zakonshme cilësore.

AZAMOAH 5 - Gjen hapësirë në të majtë në vend të Biragit, por luan në hije. Rrezikon shpesh dhe humbet pozicionin (Nga 81' Biragi - pa notë). LAUTARO 7 - I mungoi goli me Parmën, por e shlyen menjëherë. E djathta potente nga jashtë zone gjen devijimin e Çistanës që e ndihmon. Punon me inteligjen­cë. Lojtari i momentit (Nga 86' Espozito - pa notë). LUKAKU 7 - Alternon tërheqjen në gjysmëfush­ën e tij me punën në zonën e Breshas. Ende jashtë formës optimale, nxjerr nga cilindri magjinë që i dhuron Interit golin e dytë. Trajneri Antonio KONTE 6,5 - Aktivizon sërish nga pjesa e parë De Vrajn dhe Azamoahn. Lautaro dhe Lukaku i dhurojnë një fitore të vuajtur dhe të rëndësishm­e, që vlen vendin e parë së paku për një natë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania