Panorama Sport (Albania)

Vidal i dërgon mesazh Kontes: Te Barça nuk ndihem i vlerësuar

Mesfushori i Barcelonës, i pakënaqur me momentin që po kalon

- BARCELONA MOMENTI BRAVO

Mes objektivav­e të merkatos së Interit në janar është edhe Arturo Vidal, mesfushori i Barcelonës. Antonio Konte kërkon një përforcim në mesfushë dhe kiliani, të cilin trajneri aktual zikaltër e ka stërvitur gjatë kohëve te Juventusi, është i preferuari. Mbi këtë argument, pikërisht Vidal është shprehur personalis­ht. "Më kujton shumë gjëra të bukura që kam përjetuar me të. Kapërcimin cilësor për të qenë një nga më të mirët e arrita me ndihmën e Kontes. Gjëja më e rëndësishm­e në futboll është besimi. Dhe kur një trajner të jep besim, të përmirëson shumë".

- U transferua në Katalonjë vetëm një sezon më parë, por situata nuk është nga më të mirat: "Po punoj fort për të mos u larguar nga klubi e për të arritur objektivat e rëndësishë­m që kemi në këtë sezon. Nuk jam i lumtur, nuk jam, por po përpiqem të përmbys momentin në favorin tim dhe të fitoj një vend si titullar. Kam punuar fort përgjatë gjithë karrierës sime. Nuk ka mbërritur ende çasti im, por jam i qetë, e di që do

të vijë".

- Edhe për sa i përket formës, mesfushori po kalon një periudhë negative: "Nuk gjej një shpjegim, por ka mënyra të ndryshme për ta parë futbollin, mënyrën e të luajturit, stilet. Nuk jam i lumtur për situatën, por janë vendimet e trajnerit. Unë mundohem të ndihmoj skuadrën, kur thirrem në çështje

e stërvitem gjithnjë në mënyrën më të mirë. Do të vazhdoj të punoj fort, duke u shqetësuar vetëm për gjërat që më takojnë mua. E di se atë që bëj unë nuk e bën askush. Preferoj të përqendroh­em për t'u përmirësua­r edhe në detaje, duke e ditur e kam qenë gjithnjë titullar, kam pasur gjithmonë mbështetje­n dhe besimin e shokëve apo tra

jnerëve".

- Në fund, disa fjalë lidhur me Klaudio Bravon, shokun e skuadrës te Kili. Edhe pse jashtë fushe të dy nuk janë miq, shkak një deklaratë e bashkëshor­tes së portierit, e cila ishte shprehur se disa lojtarë, përfshi Vidalin, prezantohe­shin në stërvitje të dehur. "Një nga të dy duhet të bënte një

hap dhe ai nuk isha unë, ja përse nuk kam pasur probleme e çdokush është stërvitur individual­isht. Ka dhënë gjithçka, edhe unë dhe skuadra e kuptuam. Nuk jemi miq, as nuk do të jemi kurrë, por kombëtarja është gjëja më e rëndësishm­e. I thashë disa gjëra që nuk duhet t'ia them shtypit. Jam njeri që i them gjërat në fytyrë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania