Panorama Sport (Albania)

Milani gjen njeriun “antikrizë”, gjithçka për Rakitiçin në janar

Kroati parakalon të gjithë në listën e “ekspertëve”

-

“Nuk më pëlqen të jem aktiv në merkaton e janarit, por në disa raste është jetike. Dhe, madje, kemi mundësinë dhe burimet e duhura për të investuar për ndonjë lojtar ekspert, siç bëmë vjet me Higuainin”. Ivan Gazidhis, administra­tori i deleguar i Milanit, ishte i qartë në daljen e dy ditëve më parë, kur provoi që të ngrohte disi zemrat e kuqezinjve, ndonëse aktualitet­i është vërtet i shëmtuar, me vetëm 10 pikë në 9 javët e para të Serisë A. Vërtet strategjia e sivjetshme e Milanit ishte që t’u besonin të rinjve, por duke parë se skuadra ka ngecur në vend dhe mbi të gjitha po has vështirësi që të prodhojë lojë, duket se një afrim i një lojtari ekspert, sidomos në mesfushë, është jetik për këtë skuadër. Nëse media italiane flet për një listë të gjatë me 15 emra të përpiluar nga Maldini dhe Boban, në të cilën bëjnë pjesë Ibrahimovi­ç, Elneni, Torreira, Mutinjo, Paredes,

Pedro apo edhe Ozil e Draksler, futbollist­ë që nuk po gjejnë hapësirë në skuadrat respektive, duket se mbi të gjithë këta ai që i nevojitet më shumë “Djallit” është Ivan Rakitiç. Mesfushori i Barcelonës, pas 5 vitesh si titullar i padiskutue­shëm, sivjet është shndërruar në një rezervë luksi dhe në janar është i vendosur të largohet. Milani mund të lëvizë falë edhe kroatit Boban, që e njeh shumë mirë lojtarin, madje edhe vlera e kartonit mes 35-40 milionë eurove nuk është ajo që tremb, por paga prej 8 milionë eurosh neto, “po”. Gjithsesi, fakti që në radhët e katalanasv­e punon edhe një ish-milanist si Ariedo Braida, ish-drejtori sportiv i “Djallit” në epokën “Berluskoni”, pa dyshim që ky fakt mund të ndihmojë në arritjen e një marrëveshj­eje për një huazim deri në fund të sezonit, me të drejtë apo detyrim blerjeje. Fundja, Rakitiç ka mbi të gjitha nevojë që të luajë nga janari e në vazhdim, duke vënë paratë në rend të dytë, por edhe Milani ka nevojë shumë të madhe për një futbollist me cilësitë e tij në mesfushë, ndoshta ndër të paktit që mund të bëjë që “rrota” e lojës kuqezi të vihet në lëvizje.

 ??  ?? Romanjoli dhe Suso festojnë një gol për Milanin
Romanjoli dhe Suso festojnë një gol për Milanin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania