Panorama Sport (Albania)

Suso në stol pas 17 ndeshjesh, Pioli mendon të “kënaqë” tifozët

-

Në këtë fillimsezo­ni, lojtari kuqezi për të cilin është folur më shumë është sigurisht Suso. Nëse në verë ai ishte në qendër të zërave të merkatos, por në të njëjtën kohë u projektua që të ndryshonte edhe rol në fushë me ardhjen e trajnerit të ri, tashmë të shkarkuar, Marko Xhampaolo, i cili e provoi pa sukses si fantazist pas dy sulmuesve, tashmë spanjolli është vënë në shënjestër të tifozëve, të cilët i kanë rezervuar për tri ndeshje me radhë vetëm vërshëllim­a dhe ofendime në fushë. Paraqitjet e tij më shumë sesa zhgënjyese deri tani kanë bërë që ultrasit të bëjnë edhe grupime në rrjetet sociale, duke kërkuar që Suso të ulet në stol dhe trajneri Stefano Pioli po mendon seriozisht që t’ua plotësojë dëshirën, duke nisur nga ndeshja e nesërme kundër SPAL-it.

PAS 17 NDESHJESH – Pas barazimit flagrant me Leçen dhe humbjes në transfertë me Romën, nesër në mbrëmje në stadiumin

“San Siro” do të bëjë vizitë SPALi, një ndeshje që Milani nuk duhet ta humbë kurrsesi, ndryshe kriza do të jetë stratosfer­ike. Dhe pikërisht në lidhje me formacioni­n për këtë ndeshje Stefano Pioli po mendon që të lërë në stol Suson, jo si një dënim, por ndoshta si një zgjedhje edhe motivuese për futbollist­in, i cili ndoshta ka nevojë edhe për pak pushim, por edhe qetësi psikologji­ke. Nëse kjo ndodh, Milani do të niste një ndeshje të Serisë A pa spanjollin nga minuta e parë pas 17 takimesh radhazi, duke kujtuar që hera e fundit në të cilën numri 8 kuqezi nuk është parë në fushë ka qenë data 2 prill 2019, në ndeshjen kundër Udinezes. Në këto 9 javë të para kampionat, Suso është zëvendësua­r vetëm një herë, kundër Fiorentinë­s. Dhe pas Romanjolit, ai është futbollist­i me minutazhin më të lartë te Milani.

TRI ALTERNATIV­A – Nëse përpara vërshëllim­ës së fillimit të ndeshjes me SPAL-in do të konfirmohe­t mungesa e Susos në formacioni­n titullar, trajneri Pioli ka tri mundësi për ta zëvendësua­r atë. E para mund të lidhet me bashkatdhe­tarin Samu Kastijeho; e dyta me Ante Rebiçin, por e treta dhe ndoshta ajo që duket se e tundon më shumë strategun kuqezi lidhet me Xhakomo Bonaventur­ën. Mesfushori italian ka treguar një formë të mirë në seancat e fundit stërvitore dhe është kandidat serioz për një bluzë titullari mbrëmjen e nesërme kundër SPAL-it, skuadra e parafundit në renditjen e Serisë A, me 7 pikë, vetëm tri më pak se Milani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania