Panorama Sport (Albania)

“Erdha te Reali për të fituar Champions-in”

-

Pasi arriti ëndrrën për të luajtur me Realin e Madridit, Eden Hazard tani kërkon të fitojë Ligën e Kampioneve. Sulmuesi belg tregon raportin special që ka me trajnerin Zinedin Zidan dhe zbulon që përpara se të luante për Belgjikën, Franca kërkoi ta natyralizo­nte.

ËNDRRA - “Ëndrra ime e madhe ishte të luaja me Realin e Madridit. Luaj në ekipin më të mirë në botë dhe për këtë fakt jam i lumtur. Doja të luaja edhe në Premier Ligë, prandaj firmosa me Çelsin”.

ZIDAN - “Nëse realisht të pëlqen futbolli, sigurisht që duhet të të pëlqejë edhe Zidani, je apo jo madrilen. Kur isha fëmijë, Zidan ishte më i miri. Unë doja ta shihja atë në gjithçka që bënte në fushë, pasimet, goditjet... Në një intervistë ai kishte thënë se do të më kishte transferua­r mua me symbyllur. Im atë më tha që të punoja sepse mund të shkoja te Reali. Kur Zidan i dha lamtumirën futbollit, nuk e mendoja se do të bëhej trajner kaq shpejt. Tani jemi bashkë dhe të kem në krah idhullin tim më bën shumë të lumtur. Ai është i ndershëm dhe e di çfarë kërkojnë lojtarët”. REALI - “Fola me Kurtuanë, i cili është një njeri që i besoj shumë. Ai më thoshte se Reali është klubi më i madh në botë. Kur mbarova Botërorin në Rusi, doja që të shkoja te Reali dhe e kisha marrë këtë vendim. Nuk ishte e mundur dhe vendosa të qëndroja te Çelsi. Këta të fundit e kuptuan ëndrrën dhe dëshirën time dhe vendosën që të më linin të largohesha. Fola me Perezin, por edhe me Modriçin. Të gjithë më thoshin që të shkoja në Madrid”.

CHAMPIONS - “E kam thënë që në ditën e parë se Liga e Kampioneve është shumë e rëndësishm­e. Në Londër arrita vetëm gjysmëfina­let. Çelsi e fitoi Champions-in e vetëm përpara se të shkoja unë. Është e vështirë të fitosh këtë kompeticio­n, por prandaj jam këtu te Reali”.

FRANCA - “Kemi folur pak, sidomos kur debutova me Lilën. Franca më donte në kombëtare, por unë jam belg dhe doja të luaja vetëm me Belgjikën”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania