Panorama Sport (Albania)

Bejl drejt Kinës, Zidan: Nuk mund t’i them të gjitha tani

“Lejen ia dha klubi, shpresoj që të marrim 3 pikët”

-

Garet Bejl mund të largohet drejt Kinës në merkaton e janarit. Ai udhëtoi drejt Londrës dy ditë më parë për arsye personale, por në të vërtetë ka takuar agjentin dhe po punon për largimin. Zinedin Zidan është shfaqur i qetë në konferencë­n për shtyp, por ka dhënë mesazhet e duhura për uellsianin. Ai thotë se lejen ia ka dhënë klubi, ndërsa kërkon që ekipi të bëjë maksimumin për të marrë fitoren sot në mbrëmje kundër Leganesit (21:15).

Si është Bejl? E shihni ende të përfshirë në projektin e Realit?

Është një pyetje shumë e mirë. Thuhen shumë gjëra rreth kësaj teme, por unë kam një raport shumë të mirë me të. Është një lojtar që sforcohet shumë dhe stërvitet mirë. Nuk është i gatshëm të luajë, sepse ka diçka. Kur të jetë gati, do të rikthehet, sepse është një lojtar që të gjithë e njohim për vlerat që ka. Pse ka shkuar Bejl në Londër? Ju ka kërkuar largimin në janar?

Iku për një çështje personale dhe kishte lejen e klubit për këtë

gjë. Pikë. Nuk ka histori tjetër. U largua sepse nuk ishte i gatshëm për këtë ndeshje. Për pjesën tjetër nuk ka folur me mua. Nëse mund të stërvitet, stërvitet; nëse mund të luajë, luan. Kaq është. A ka folur me ju përpara se të largohej?

Ka folur në mënyrë direkte me klubin për një temë personale.

Secili ka të drejtat e tij dhe nuk mund të them se çfarë po ndodh. Çdo lojtar ka të drejtat për gjërat personale. Kishte leje nga klubi. Kishte folur me mjekun dhe klubi i dha lejen. Nuk mund të flas më shumë.

Do të luani kundër Leganesit, që në sezonin 2017-2018 ju eliminoi nga Kupa e Mbretit...

Sinqerisht nuk e mendoj aspak këtë gjë. Ndeshjet e dobëta apo eksperienc­at e tilla janë pjesë e jetës. Për mua është krejt e kundërta. Kur ka momente negative, më mirë të mendosh për ndeshjen e ardhshme. Tri pikët janë shumë të rëndësishm­e dhe duhet të japim gjithçka për të fituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania