Panorama Sport (Albania)

Dopietë e Kun, Siti marshon në Kupë

Otamendi dhe dy golat e Agueros presin biletën e ekipit të Guardiolës në çerekfinal­e

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Gjithçka shumë e le htë. Mançester Siti i merr më të mirën Sauthempto­nit, në krizë rezultates­h pas humbjes 0-9 në shtëpi ndaj Lestërit në kampionat dhe fluturon në çerekfinal­et e Kupës së Ligës. Asnjë problem për skuadrën e Guardiolës, që zbret në fushë me shumë zgjedhje të dyta, por pa e penguar të arrijë rezultatin që donte. "Shenjtorët" hyjnë në mënyrë dinjitoze në ndeshje atëherë kur ishte tepër vonë. 45 minutat e para përfundojn­ë 2-0 dhe ndeshja 3-1. Të shtunën ndeshja do të riluhet, por në Premier Ligë. Në çerekfinal­e Siti mund të gjejë një mes gjigantëve të Junajtidit, Liverpulit, Arsenalit dhe Çelsit që do të përballen me njëra-tjetrën sot. Mund të jetë trofeu më pak i rëndësishë­m në Angli, por tani kampionët e Anglisë e duan këtë kupë për herë të tretë radhazi.

GOLAT - Minuta e 20-të dhe "Qytetarët" zhbllokohe­n. Një krosim i Bernardo Silvës ulet në mënyrë perfekte për Nikolas Otamendin në zonë, i cili me kokë ngrihet mbi të gjithë dhe e dërgon topin në të djathtë të MekKartit. Në "Etihad" luhet vetëm në një drejtim. Sauthempto­ni nuk del dot prej gjysmëfush­ës së vet dhe në minutën e 38-të "Qytetarët" festojnë sërish. Këtë herë shënon Serxho Aguero, i cili devijon në qendër të zonës krosimin e

Uokerit nga e djathta: Një manovër e shkëlqyer e djemve të Guardiolës. Në pushim Siti mund të kishte shkuar edhe me një gol të tretë, por MekKarti iu përgjigj mirë goditjes së Angelinjos. Vendësit e rinisën ndeshjen në të njëjtën mënyrë, duke dominuar dhe menjëherë kërcënojnë me dyshen Mahrez-Aguero. Në minutën e 56të "Etihad" shpërthen sërish në ovacione: Aguero feston dopietën personale pasi goditja e devijuar e Mahrezit e nxori topin në rrugën e shënuesit më të mirë në historinë

e klubit. Që prej debutimit të tij me Sitin në gusht 2011, Kun ka shënuar 243 gola në 350 ndeshje në të gjitha kompeticio­net për "Qytetarët" dhe dje ishin dy golat e tij të nëntë dhe të dhjetë në Kupën e Ligës. 31vjeçari ka shënuar 5 gola në 5 ndeshjet e fundit kundër Sauthempto­nit në të gjitha kompeticio­net, pasi kishte shënuar vetëm 2 në 7 përballjet e tij të para kundër "Shenjtorëv­e". Skuadra e Hazenhytël­it e krijon rastin e parë të ndeshjes me goditjen e Bufal, por Bravo bën një zhytje shpëtimtar­e. Ishte preludi i golit që do të vinte në minutën e 75-të, kur ekzekutimi perfekt i goditjes së këndit nga UardProuz gjen devijimin e Stefens me kokë. Goli i ngushëllim­it për Sauthempto­nin pas humbjes historike me Lestërin në kampionat. Por në çerekfina- le e presin biletën djemtë e Guardiolës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania