Panorama Sport (Albania)

Emeri dënon Xhakën me Liverpulin, e lë jashtë skuadre

Lideri i Arsenalit mund të heqë dorë vetë nga shiriti

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, thotë se Granit Xhaka është i trishtuar dhe i shkatërrua­r për fërshëllim­at e tifozëve në momentin e zëvendësim­it në derbin me Kristal Palasin. Kapiteni arriti pikën më të ulët me tifozët të dielën në "Emirates", kur i fyer nga kontestime­t e tyre, hoqi fanellën i zemëruar dhe u tha atyre "Shkoni pi...". Tani shiriti i tij është në rrezik. Trajneri Emeri do të konsultohe­t me lojtarët përpara se të vendosë nëse Xhaka do të vijojë të jetë kapiteni. Graniti është një nga figurat më popullore në dhomën e zhveshjes dhe Emeri ka frikë se nëse do t'ia heqë shiritin me vendimin e tij, atëherë do të shkaktonte një krisje me lojtarët, të cilët e kanë zgjedhur me votën e tyre kapiten. "Ai është i shkatërrua­r dhe i trishtuar për situatën. E kupton që ka gabuar, por ai si çdo njeri normal, ka nevojë për tifozët. Fola gjatë me të dhe ai duhet ta mësojë se kur luajmë mirë tifozët na duartrokas­in dhe janë të gëzuar. Por në një moment të vështirë do të na kritikojnë dhe ne duhet të jemi të fortë dhe të mësojmë të luajmë nën presion", tha trajneri i Arsenalit përpara ndeshjes së sotme kundër Liverpulit në Kupën e Anglisë. Emeri vendosi ta lërë jashtë ekipi Xhakën për transfertë­n në "Anfield" për situatën e tij psikologji­ke, pavarësish­t se në konferencë nuk e pranoi një gjë të tillë. Emeri shtoi se ai pret një ndjesë

nga Xhaka, por ndoshta ky nuk është momenti i duhur: "Kur dikush bën një gabim, duhet të kërkojmë ndjesë. Ne po e këshillojm­ë ta bëjë edhe ai". I pyetur nëse 27-vjeçari do të vazhdojë ta mbajë shiritin, tekniku tha: "Nuk është ky momenti për të folur për këtë.

Nuk mendoj tani për këtë. Unë e shpjegova pse vendosa që ai të ishte kapiten. Ai ka vlerat, respektin në dhomën e zhveshjes dhe përvojën. Ai është kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe lojtarët e respektojn­ë". Mediat angleze shkruajnë se tifozët janë ende në pritje të një ndjese nga Xhaka, e cila nuk ka ardhur as përmes një postimi në rrjetet sociale. "DailyMail" shkruante se nuk përjashtoh­et mundësia që në komunikimi­n e tij të radhës, ai të heqë dorë vetë nga shiriti, duke ia hequr këtë barrë të rëndë trajnerit dhe shokëve të skuadrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania