Panorama Sport (Albania)

Bajerni kualifikoh­et mes vuajtjeve, e shpëton Myler

Kovaç eksperimen­ton, por thyen Bohumin në 10' e fundit

-

Bajerni i Mynihut kualifikoh­et me vështirësi për në turin e tretë të Kupës së Gjermanisë. Bavarezët pësuan në pjesën e parë pas një autogoli të Dejvis dhe në të dytën reaguan menjëherë me Gnabrinë dhe Mylerin që e shpëtuan skuadrën nga një skualifiki­m i turpshëm në turin e dytë të Kupës.

PJESA E PARË - Bajerni nis në sulm ndeshjen dhe rrezikon menjëherë me anë të Kingslei Koman në minutën e 15-të. Francezi godet në hyrje të zonës, por topi kalon mbi traversë. Vetëm 1 minutë më pas është Korentin Toliso ai që gjuan pas një topi të kthyer në zonë nga mbrojtësit e Bohumit, por portieri vendës bën mrekullinë duke shpëtuar skuadrën e tij. Bohumi mundohet të kundërpërg­jigjet me anë të kundërsulm­it, por e ka të pamundur për të gjetur hapësira boshe në mbrojtjen e kampionëve. Në të 32' është Leon Gorecka ai që ka mundësi të rrezikojë portën e vendësve, por nuk arrin të kontrolloj­ë mirë topin në zonë duke e humbur atë. Kur të gjithë prisnin golin e miqve, është Bohumi ai që kalon në avantazh. Pas një inkursioni në krahun e majtë të skuadrës vendëse, mbrojtësi i Bajernit, Dejvis, në tentativë për të larguar topin, e dërgon atë në portën e Nojerit. Bajerni shokohet dhe hidhet menjëherë në sulm në kërkim të golit të barazimit. Në të 43' Gnabri i vetëm përballë portierit nuk arrin të shënojë, edhe pse ishte në pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e vendësve të cilët surprizojn­ë Bajernin me një lojë shumë agresive.

PJESA E DYTË - Bajerni shton presionin në 45' e dyta me Kovaçin që vendos të hedhë në fushën e lojës Levandovsk­in për Perisiç dhe Kutinjon për Goreckën. Myler gjithashtu hyn në lojë për Tolison. Kampionët kanë shansin për të barazuar në të 69' me anë të polakut, i cili brenda zonës nuk godet siç duhet. Por goli i barazimit do të vinte vetëm në minutën e 83-të me anë të Gnabrit, i cili është në vendin e duhur pas krosimit të Kimish. 1-1 dhe loja bëhet më interesant­e me kampionët e Gjermanisë që duan të shënojnë edhe golin e dytë. Në të 88' Bohum mbetet me një lojtar më pak pasi Kotshap shkakton një faull si lojtar i fundit duke marrë kartonin e kuq. Vetëm 1 minutë më pas është Myler ai që e shpëton Bajernin duke shënuar golin e dytë pas një pasimi të Koman. 2-1 dhe bavarezët kualifikoh­en pas një 90-minutëshi të vështirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania