Panorama Sport (Albania)

Partizani Partizani gjobit gjobit trajnerët trajnerët për për sherrin, qëndron qëndron vetëm vetëm njëri njëri

Zv.trajneri mund të ketë fatin e përgatitës­it Korado Sakone

- ILIR CARA

Barazimi me Kukësin u konsiderua i pran ueshëm pas përfundimi­t të ndeshjes, por atmosfera te Partizani u prish nga sherri mes pjesëtarëv­e të stafit teknik. Trajneri Franko Lerda dhe zëvendësi Dritan Mehmeti patën një përplasje verbale, e cila e pati zanafillën nga debati për një zëvendësim gjatë ndeshjes. Sjellja në kompleks e dy trajnerëve është e papranuesh­me për imazhin e klubit, kështu që si fillim pritet të ketë masa ndëshkimor­e si për Lerdën dhe Mehmetin. “Panorama Sport” u interesua dje në klub për të mësuar nëse ka ndonjë vendim apo qëndrim zyrtar për incidentin mes dy pjesëtarëv­e të stafit teknik. Por, përgjigjja ishte se nuk do të ketë asnjë njoftim për mediat. Pra, edhe kësaj radhe klubi do të vijojë me ndëshkimet pa zë dhe me vendim qarkullues brenda familjes. Gjithsesi, “Panorama Sport” nga burime të ndryshme ka mësuar se të dy trajnerët do të përballen me një gjobë të majme për sjelljen e tyre josportive pas barazimit me Kukësin. Zakonisht klubi për raste të tilla i ka gjobat mbi 2 mijë euro, por më ekzaktësis­ht të ndëshkuari­t e mësojnë kur marrin rrogën mujore.

MEHMETI RREZIKONPë­rveç ndëshkimit financiar, masat për incidentin në staf mund të përshkallë­zohen edhe më shumë dhe ai që rrezikon më shumë është zv.trajneri Dritan Mehmeti, kjo edhe nga kushti që ka paraqitur trajneri italian pas sherrit të brendshëm. Lerda pas përplasjes fizike me ndihmësin e tij ka njoftuar drejtuesit e klubit se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe se në situata të tilla nuk mund të punonte dot. Drejtuesit i kanë kërkuar të qetësohet, pasi ngjarja do të ishte objekt i një mbledhjeje në klub. Nisur edhe nga rasti i përplasjes së gushtit me Sakonen dhe Mehmetin, edhe në këtë rast klubi pritet të veprojë në të njëjtën mënyrë, duke votëbesuar Lerdën në krye të ekipit, ndërsa Mehmeti të spostohet në ndonjë pozicion tjetër larg ekipit të parë. Dihet që pas përplasjes së parë në stafin teknik, Korado Sakone vijon të jetë pjesë e klubit, por punon te Partizani B me trajnerin e ri Reinaldo Kalari. Zakonisht klubi nuk i bën publike vendime të tilla, por ia lë kohës që të zbulohen. Kështu që seanca e sotme do të zbardhë edhe të ardhmen e Dritan Mehmetit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania