Panorama Sport (Albania)

Gjuajtje në portë për 40 minuta, Ahmataj përmbys formacioni­n

Osmani e Ismajlgeci stërviten veçmas grupit

- OLSI AVDIAJ

Tirana vazhdon të punojë për gjuajtjet në portë dhe Julian Ahmataj planifikon të ndryshojë formacioni­n. Trajneri i ri i Tiranës, Julian Ahmataj, vazhdon të punojë taktikisht dhe teknikisht me ekipin, sepse, sipas tij, skuadra ka shumë mangësi. Edhe gjatë stërvitjes së djeshme Ahmataj u mor me stërvitje bazike. Si fillim, për rreth 40 minuta, lojtarët të ndarë në dy grupe, goditën portën, ndonëse ushtrimi bëhej me kombinime pasash në një rreth të mbyllur. Ahmataj përgjatë gjithë kohës ka parë nga afër çdonjërin prej tyre, madje duke këshilluar të gjithë për mënyrën se si zhvillohej ushtrimi dhe se si dilnin lojtarët para portës për të goditur. MBROJTJA

Një pjesë të mirë të stërvitjes Ahmataj e fokusoi me lojtarët e mbrojtjes. Si fillim, ndërtoi dy formacione të mbrojtjes me nga katër lojtarë si dhe dy mesfushorë. Përgjatë 10-15 minutave, ai lëshonte topin apo lëvizte me topin dhe lojtarët të rreshtuar duhet të ktheheshin në krahun e caktuar, duke u pozicionua­r mirë në fushë. Këtë defekt, Ahmataj ia vuri në dukje skuadrës ditën e shtunë dhe menjëherë nuk ngurroi që të punonte me grupin për ta eliminuar këtë problem. PIKËPAMJET

Ka qenë një e martë pak e çuditshme. Ndonëse trajneri

nuk kishte në dispozicio­n Tefik Osmanin dhe Marsel Ismajlgeci­n, Ahmataj duket se ka vënë disa pika mbi "i". Si fillim, Doka gjatë stërvitjes së djeshme ka qenë mbrojtës i majtë, meqenëse Erjon Hoxhallari

ishte spostuar në qendër të mbrojtjes. Ahmataj ka në plan të luajë siç bëri Mema kur erdhi te Tirana. Gjatë stërvitjes së djeshme, Eni Imami që ka një vit që luan si titullar në qendër të

mbrojtjes, ishte spostuar majtas, në vendin e tij të dikurshëm. FORMACIONI

Edhe një herë tjetër trajneri i ri po provokon me formacioni­n që po përgatit për

Teutën. Me mungesën e Osmanit, dje në qendër të mbrojtjes luajti Hoxhallari dhe Muça, ndërsa djathtas Vangeli. E reja ishte se majtas u zhvendos Albi Doka që zakonisht luan në krahun e kundërt. Në qendër të mesfushës, dyshja Batha-Çelhaka, por Kobina dhe Karabeci janë një opsion tjetër i Ahmatajt. Para tyre Hasani si sulmues i dytë. Shkodrani, madje, në fund të stërvitjes pati një diskutim kokë më kokë me trajnerin. Sulmi planifikoh­et me treshen Ngo-Kale dhe Halili. Gjithsesi, ky është planifikim­i i fillimjavë­s, sepse deri të shtunën ka akoma ditë për të vendosur se cilët nga lojtarët do të jenë në fushë. E bukura është se sërish te bardheblut­ë do të ketë revolucion në formacion...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania