Panorama Sport (Albania)

Strakosha bën mur, Lacio trondit Milanin

Super-Strakosha mban të tijtë në garë, kuqezinjtë rikthehen te disfata

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Duhej të ishte ndesh ja e vazhdimësi­së për Milanin dhe e tillë rezultoi për vetëm 60 minuta me Lacion që gjen fitoren ndaj vendësve për herë të parë pas 30 vjetësh (0-1 me autogol të Maldinit). Pioli e nis pa Suson dhe Muzakion, teksa në minutën e 35-të detyrohet të heqë dorë edhe nga Kastijeho (ndër më të mirët në fushë). Në vend të spanjollit në fushë zbriti Rebiç që gjatë minutazhit të tij u duk një kushëri i largët i sulmuesit që kemi admiruar te Frankfurti dhe në kombëtaren kroate. Sa i përket ndeshjes, ajo kishte nisur me ritëm të kënaqshëm e me raste nga të dyja anët. Imobile u ndal dy herë në përpjekjet e tij, me Donarumën dhe traversën që ruajtën balancat. Në rastin e tretë kryegolash­ënuesi i Serisë A nuk gaboi pasi në trehapësh "dogji" Duarten dhe shënoi e dërgoi topin pas shpinës së portierit vendës. Përpara golit lacial, "Djalli" pati një rast të mirë me Paketan që u hipnotizua nga Strakosha. Në minutën e 28 gjithçka u rivendos në ekuilibër pasi Piontek me ndihmën e devijimit vendimtar të Bastos, mposhti portierin shqiptar të Lacios. Çalhanoglu tenton një silur nga 30 metra, por gardiani lacial tregohet përsëri i vëmendshëm, teksa asgjë tjetër nuk ndryshon rezultatin e 45 minutave të para.

ZËVENDËSIM­E ME

PESHË - Edhe në pjesën e dytë ndeshja ngjason me një film të Bad Spencer e Terens Hill ku skuadrat godasin pa pushim njëra-tjetrën në kërkim të goditjes fatale. Pioli bën ndërrimin e dytë të takimit duke larguar Paketan për t'i bërë vend Leaos, por portugezi për asnjë moment nuk e shfrytëzoi mundësinë dhe hapësirat që herë pas here hapeshin në gjysmëfush­ën laciale. Pas vetëm 15 minutash lojë të fraksionit të dytë, edhe Simone Inzagi heq Imobilen dhe Saviç (i ndëshkuar) për të hedhur në fushë Kaisedon dhe Parolon, me këtë të fundit që ka Milanin ndër viktimat e preferuara. Kuqezinjtë pa kthjelltës­inë e fillimit të sfidës tentojnë goditjen surprizë kur Çalhanoglu godet drejt e në portë nga këndorja. Strakosha reagon në mënyrë fantastike duke larguar topin mbi vijë me protestat e lojtarëve të Milanit që veniten kur arbitri tregon se loja duhet të vijojë. Minutat e fundit nisin të rëndojnë fizikisht dhe mendërisht, por Lacio tregohet më e zonja duke përfituar me Korrean që në kundërsulm befa

son Romanjolin dhe Donarumën dhe i jep Lacios golin që do të rezultojë vendimtar.

REAGIM I VAKËT Ashtu si në pësimin e golit të parë edhe i dyti i shkund kuqezinjtë, por forcat janë të pakta dhe reagimi nuk është i kthjellët. Hernandez mundohet të shtyjë, ndër Piontek dhe Leao duken si peshq pa ujë. As aktivimi i Bonaventur­ës nuk ndez shpresa me minutat e fundit që janë pre e ndërprerje­ve dhe kartonëve nga të dyja kampet. "Djalli" tenton në çdo mënyrë të korrigjojë rezultatin, aq sa Piontek

kërkon të vjedhë një 11-metërsh, por si arbitri Kalvareze ashtu edhe Strakosha, i bëjnë shenjë të ngrihet. Polaku ngrihet, por Milani jo dhe pas SPAL-it, i rikthehet ritualit të humbjeve duke regjistrua­r të gjashtë sezonale.

 ??  ??
 ??  ?? Inzagi feston me Strakoshën fitoren e djeshme ndaj Milanit
Inzagi feston me Strakoshën fitoren e djeshme ndaj Milanit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania