Panorama Sport (Albania)

Lerda: Fati me Hoxhën, ja pse nuk e aktivizoj Asanin titullar

- Përse nuk luan titullar Asani?

Partizani triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Luftëtarit në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore dhe me meritë kryeson me 21 pikë. Trajneri i të kuqve, Franko Lerda, u shpreh tepër i kënaqur për këtë fitore ndaj gjirokastr­itëve, ndonëse e pranoi se kundërshta­ri ishte agresiv dhe u nxori punë në pjesën e parë. Edhe ndaj Luftëtarit trajneri italian i besoi të njëjtit formacion që u përball në start me Kukësin. Në prononcimi­n që dha pas ndeshjes për "SuperSport" Lerda sqaroi edhe arsyen se pse nuk e aktivizon Jasir Asanin nga fillimi, ndonëse e pranoi se me hyrjen në fushë të sulmuesit nga Shkupi dhe Romeros ekipi arriti të bënte më mirë dhe të fitonte ndeshjen. Edhe pas trepikëshi­t me gjirokastr­itët trajneri është pyetur për modulin e lojës, ku duket qartë që Partizani është më i rrjedhshëm kur luan me katër mbrojtës. Trajneri Lerda e pranoi që penalltia e miqve ishte, por fati në këtë rast ishte me kapitenin Alban Hoxha që ndali gjuajtjen e Donald Rapos. Fitorja erdhi pas hyrjes në fushë të Asanit dhe Romeros...

Me futjen e Asanit dhe Romeros arritëm të bënim më mirë dhe në fund na shkoi mirë. Çfarë menduat te momenti i penalltisë së Luftëtarit që Hoxha arriti ta priste?

Kam menduar që nuk ka ndeshje të lehta. Asnjë nuk të dhuron diçka. Luftëtari arriti të bënte ndeshje të mirë. Skuadër agresive dhe në një moment pakujdesie nga ekipi ynë fitoi një penallti, e cila ishte, por, për fatin tonë, penalltia u ndal nga Hoxha.

Vendos duke parë formën e lojtarëve gjatë javës. Në fillim ka luajtur, tani jo. Janë zgjedhjet që ne bëjmë në bazë të lojtarëve dhe performanc­ës që tregojnë vetë futbollist­ët. A është gati Partizani për të luajtur me 4 mbrojtës?

Idrizaj po rritet nga ndeshja në ndeshje. Mund të jetë gati. Kam 2 lojtarë në atë rol. Zgjedh pikërisht atë. Idrizaj është i duhuri. Nuk është se kemi zbritur në fushë të papërqendr­uar. Çdo ndeshje duhet të përgatitet me grintën e duhur. Në fund u shpërblyem me fitoren.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania