Panorama Sport (Albania)

Drejtori i Kombëtares bën aeroplan letre, tifozët kontestojn­ë skemën e Lerdës

-

Partizani-Luftëtari u zhvillua në një ambient jo shumë të përshtatsh­ëm, pasi prania e tifozëve ishte e ulët. Rreth 1 mijë të pranishëm ishin në shkallët e stadiumit, ku vijon sindroma për të përfituar bileta apo hyrje falas në tribunën qendrore. -Skema 3-5-2 u kontestua shumë nga tifozët në tribunën qendrore, pasi për ata ekipi po luante me pesë mbrojtës. Për ata ishte e pakonceptu­eshme që edhe ndaj Luftëtarit trajneri nuk kishte guxuar, por mendonte më shumë për mbrojtjen. Shpërthimi më i madh i tifozëve ndodhi në minutën e 22-të, ku nga tribuna kontestoni­n trajnerin për lojën e ekipit. -Reinaldo Kalari ka debutuar dje si zv.trajner te Partizani dhe paraqitja e parë tregoi se bashkëpuni­mi me trajnerin Lerda është në shkallën maksimale. Nuk e kishim parë më parë ndihmësin Mehmeti që të thirrej nga Lerda për të përkthyer udhëzimet te lojtarët afër vijës anësore. Ndërsa dje italiani e ka thirrur në disa raste Kalarin që të ishte më i saktë në shpjegimet që dha për Trashin apo lojtarë të tjerë. -Në fillim të pjesës së dytë arbitri anësor, Fatmir Lamaj, pati probleme me aparatin sinjalizue­s që përdorin arbitrat në komunikim dhe në 2-3 raste kërkoi ndihmën e gjyqtarit të katërt, Andi Koçi, që të shtrëngont­e aparatin në krahun e majtë. -Jasir Asani golin ia dedikoi fizioterap­istit Erjon Baçova, pasi shkoi të festonte te stoli me të. Ndonëse Lerda ishte paranë ai kaloi pa shkëmbyer sinjale me trajnerin.

- Në minutën e 82-të trajneri Franko Lerda i tërhoqi vëmendjen Aristotele­s Romeros, që të ishte bashkëpunu­es me ekipin, të mos e mbante topin duke bërë xhonglime me kundërshta­rët, por të pasonte për shokët. E pranishme në tribunën VIP ishte edhe e fejuara e mesfushori­t nga Venezuela.

- Drejtori i ekipeve kombëtare, Xhemal Mustedanag­iç, e ka ndjekur takimin e djeshëm nga tribuna e gazetarëve. Më se i mërzitur nga niveli i lojës, "Xhemo" për të kaluar kohën u mor me fletën e protokolli­t të ndeshjes, të cilën e palosi duke bërë një aeroplan prej letre, por që nuk e ngriti kurrë në ajër.

 ??  ?? Xhemal Mustedanag­iç
Xhemal Mustedanag­iç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania