Panorama Sport (Albania)

Te Tirana, makth goditjet standarde dhe golat me kokë

-

Tirana është skuadra që ka sulmin më të mirë në kampionat. Ka shënuar 19 gola, duke pasur një mesatare rreth dy gola për takim. Problemi i bardhebluv­e është mbrojtja. Me 12 gola të pësuar janë mbrojtja e katërt më e keqe e kampionati­t. Rekordin e mbajnë Flamurtari, Luftëtari dhe

Skënderbeu. Është e sigurt që

Tirana ndëshkohet me një gol në çdo takim. Nga një analizë e thjeshtë e golave të pësuar, Tirana vuan shumë goditjet standarde dhe goditjet me kokë. Dy gola bardheblut­ë i kanë pësuar nga kroset që vinin nga goditjet e dënimit apo të këndit. Në

Bylis-Tirana, Goxha shënoi me kokë, pas krosit nga këndi. Në Flamurtari-Tirana, ishte Ngo që në vend të hiqte topin me kokë e çoi në rrjetë. Në pesë raste të tjera golat kundërshta­rët ia kanë shënuar Tiranës me kokë.

Si fillim, ishte Pollozani që i shënoi me kokë brenda në zonë. Më pas, Shkurtaj shënoi në portën e Tiranës me kokë.

Në derbi, Solomon tundi rrjetën me një gjuajtje me kokë nga 16 metra pas krosit të

Malës. Për të vazhduar me

Ardit Hoxhajn që në minutën e 93-të, shtangu Bakajn me një gjuajtje po me kokë nga brenda zone dhe për të përfunduar me Rustem Hoxhën që i gjeti mbrojtësit e Tiranës në gjumë dhe ia doli të shënonte gol po me kokë. Shkurt, Tirana është një nga skuadrat më të dobëta që vuan nga kroset dhe goditjet e dënimit që bën kundërshta­ri, sepse shumicën e golave të pësuar e ka si pasojë e dobësisë së saj në ajër. Nëse Julian Ahmataj nuk e rregullon këtë problem, atëherë e ka të kotë, pika më e dobët është ajri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania