Panorama Sport (Albania)

“Me “Me Juven Juven tregojmë tregojmë sa sa vlejmë” vlejmë”

"Na ndëshkuan në momentet më të mira, disfata ishte e pamerituar"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ndeshja më e mirë që kur ka zbarkuar në Milano, por Ismael Benaser dhe regjia e tij nuk u mjaftuan kuqezinjve ndaj Lacios. Mesfushori algjerian ka analizuar humbjen e djeshme duke e cilësuar të tepërt. Edhe pse 20 vjeç, ai ka recetën për të dalë nga situata dhe ftoi ekipin që të reagojë duke nisur nga ndeshja e radhës me Juventusin.

Si e gjykoni paraqitjen e sotme?

Ishte një humbje e rëndë, sidomos pas asaj që u pa në fushë, por futbolli kështu e ka. Ne duhet të punojmë më shumë, por shpirti që treguam ndaj Lacios më duket i duhuri.

Ku mendoni se gabuat?

Duhet të luajmë më mirë në të gjitha zonat e fushës. Në pjesën e dytë e patëm disi më të vështirë të realizonim detyrat, e kjo edhe për meritë të kundërshta­rit që na ndëshkoi, mbase në momentet tona

më të mira.

Mendoni se keni zhvilluar ndeshjen më të mirë që kur jeni pjesë e Milanit?

Po fitoj gjithmonë e më shumë besim, por njëkohësis­ht e di se ku duhet të përmirësoh­em. Në gjykimin tim humba disa topa më shumë se zakonisht dhe mund të fitoja ndonjë duel më tepër.

Çfarë mendoni se i mungon kësaj skuadre?

Me siguri që nuk është cilësia. Kemi gjithçka na duhet për të qenë një ekip më i mirë, por duhet të punojmë ende. Siç thashë,

shpirti i garës që treguam sot është një cilësi që duhet ta ruajmë.

Humbja e gjashtë sezonale dhe të dielën ju pret Juventusi.

Në kampionati­n italian të gjitha ndeshjet janë të vështira. E dimë vlerën e Juventusit dhe do të mundohemi ta përgatisim sa më mirë atë ndeshje. Për të fituar të tilla përballje, duhet kurajë dhe neve nuk na mungon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania