Panorama Sport (Albania)

Shfaqet emri i Alegrit, por preferencë e klubit mbetet Ten Hag

Kandidatët që mund ta zëvendësoj­në teknikun kroat

-

"Masimilian­o Alegri është favorit për të pasuar Niko Kovaçin në stolin e Bajernit". Sipas "Corriere dello Sport", ish-trajneri i Juventusit është në krye të listës së drejtuesve të Bajernit për t'i besuar skuadrën. Por në Gjermani e quajnë një spekulim të shtypit italian një lajm të tillë. "Corriere" këmbëngul se drejtuesit bavarezë janë të bindur te cilësitë e Alegrit për t'i besuar skuadrën, por në të vërtetë mbetet për t'u parë se cili është interesi i vërtetë i tyre për të pas dy aventurave të fundit të trajnerëve italianë që i kanë drejtuar. Eksperimen­tet me Xhovani Trapatonin dhe Karlo Ançelotin nuk përfunduan ashtu siç dëshironin. Kandidat i preferuar i shefit të bordit Karl-Hainc Rumenige dihet që është trajneri i Ajaksit, Erik Ten Hag, për shkak se ka një të shkuar te Bajerni dhe e njeh mirë ambientin. Por nëse nuk do të mbërrihet te holandezi, i cili është nën kontratë me "Harkëtarët" në këtë

moment, do të hidhen sytë edhe nga alternativ­a të tjera. Lajme nga Anglia flasin për kontakte fillestare me trajnerin e Totenhemit, Mauricio Poçetino, që e ka pranuar se me rezultatet e fundit në Londër e ardhmja e tij është gjithnjë e më e pasigurt. Pastaj emri i Zhoze Murinjos

mbetet në garë, pavarësish­t përpjekjev­e të Arsenalit për ta prenotuar në rast të një shkarkimi të Unai Emerisë. Në dhomën e zhveshjes, një trajner me karizmën e portugezit do të ndihmonte sigurisht. Ideja intrigon, ekzaktësis­ht ashtu si një vit më parë. Por, në atë

kohë, klubi bëri mirë që vendosi të mos e largonte trajnerin. Një gjë është e sigurt. Që në një moment kur klubi po ndërron presidencë­n, vendimin do ta marrë me shumë kujdes për të shmangur një tranzicion më të gjatë të skuadrës për të ndryshuar brezat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania