Panorama Sport (Albania)

Nxehet Tirana-Vllaznia, Ahmataj: Ahmataj: Luajmë Luajmë për për titull titull

Ish-lojtari Bedri Omuri: Absurde që “klasikja” të luhet pa tifozë

- OLSI AVDIAJ

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, kërkon përqendrim dhe nuk i fal gabimet e Durrësit. Numri një i stolit bardheblu doli në konferencë­n për shtyp para ndeshjes së sotme me Vllazninë në kryeqytet. Ahmataj nuk ngurroi të komentojë ndeshjen e fundit me Teutën dhe atë që u ka analizuar lojtarëve, çka duhej të bënin më mirë. Ai u shpreh se kërkon të rregullojë çështjen e marrjes së kartonëve, duke u analizuar lojtarëve situatat një nga një në fushën e lojës. Tekniku i bardhebluv­e u shpreh se ekipi i tij e di mjaft mirë sa e fortë është Vllaznia në transfertë, por objektiv tjetër ditën e sotme ka vetëm fitoren, atë që ai kërkon në çdo takim, për të arritur në fund objektivin madhor, titullin kampion.

Sfida ndaj Vllaznisë, një ndeshje e vërtetë për Tiranën e Ahmatajt?

Është një ndeshje klasike e futbollit shqiptar. Jemi koshientë për këtë gjë, skuadra e di për vështirësi­në që ka. Vllaznia në ndeshjet jashtë është e fortë dhe ka marrë rezultate pozitive ndaj çdo kundërshta­ri. Ne nuk heqim dorë nga loja jonë. E dimë se Tirana do futet vetëm për fitore këtë ndeshje. Kjo nuk bazohet vetëm te dëshira jonë, por edhe tek ajo që do shprehim në fushën e lojës.

Do të luhet pa tifozë, ndikon te cilësia e lojës?

Ndikon shumë tifozëria, sepse është lojtari i 12-të i ekipit, që i jep adrenalinë skuadrës, mundësi çdo futbollist­i të shfaqë energjitë e mbyllura në vete. Këto përkthehen në rezultate, por ne duhet të jemi të përgatitur, pasi e kemi marrë konfirmimi­n që do luajmë pa tifozë.

Peshojnë mungesat për ndeshjen e nesërme (sotme)?

Tirana ka kontingjen­t dhe rolet i ka të dubluara. Ka një miks mes atyre me eksperienc­ë dhe të rinjve. Është një ndërthurje e mirë, sepse të rinjtë ndihmohen nga pjesa tjetër e skuadrës, por mungesat janë evidente. Mendojmë se kemi rikuperuar Hasanin, që i është bashkuar grupit. Muçi do t'i bashkohet ekipit ditën e ndeshjes, sepse ka qenë me Kombëtaren U-19. Tirana ka shumë forca brenda skuadrës.

Dy kartonë të kuq në Durrës dhe gol i pësuar në fund. Ju shqetësojn­ë ndopak?

Kemi analizuar çdo gjë dhe para lojtarëve kemi vënë mundësinë se si mund të merren kartonët e verdhë.

Janë evidentuar të gjithë kartonët që do të merren për arsye sportive. Edhe ata kartonë sportivë duhet të jenë të minimizuar. U kemi shpjeguar lojtarëve se kur ke mundësi të mos e marrësh kartonin, nuk duhet ta marrësh. Besoj se kjo gjë do të vijë në përmirësim. Çdo gjë nuk vjen brenda ditës, por me kalimin e kohës.

Cili është objektivi i Julian Ahmataj për këtë sezon?

Objektivi im është të fitoj çdo ndeshje dhe të shpallet Tirana kampione. Nuk di që ndonjëherë Tirana ka qenë thjesht prezente në kampionat për një objektiv më të ulët.

Idetë e Ahmatajt për futbollin janë kapur nga ekipi?

Është e vërtetë që skuadra është treguar inteligjen­te. Ka brenda saj lojtarë inteligjen­të, që i kapin shpejt gjërat. Një trajneri i duhet më shumë

kohë, sesa kaq që kam pasur unë. Por, jam i lumtur me atë që kanë treguar. Ndeshja ka pasur rrjedhshmë­ri, në mënyrën si e kemi punuar në stërvitje. Ka edhe momente që lojtarët e kanë humbur, pasi vijnë nga lodhja, pranohet edhe presioni i kundërshta­rit. Ne do të ngulojmë që të jemi koshientë për atë që bëjmë në stërvitje, ta çojmë edhe në fushën e lojës. Prandaj, jemi munduar ta mbajmë skuadrën më të tkurrur te mediat, pasi kemi për detyrë që të punojmë më shumë dhe me më pak fjalë.

Pësimi në fund është bërë modë te Tirana?

Të gjithë ndeshjen me Teutën e kishim pasur në kontroll. Erdhi rrjedhshmë­ria e lojës dhe e dominuam një pjesë të madhe. Vështirësi­në e ndiem në pjesën e dytë, kur kundërshta­ri rriti presionin. Edhe ne humbëm nga fizionomia e lojës sonë.

Goli erdhi në fund. Është një moment që janë topa të devijuar dhe të rrezikshëm për një skuadër. Vigjilenca duhej të ishte më e madhe. Gjërat do vijnë duke u përmirësua­r. Këto nuk duhet të na bëjnë pesimistë, por optimistë, sepse i dimë problemet dhe do t'i rregullojm­ë.

I duhet skuadrës, merkatoja në janar?

Skuadra është e kompletuar në çdo repart. Sa u përket përforcime­ve, të gjitha kanë nevojë. Edhe ekipet më të mëdha në botë. Edhe ekipet që janë të shkëputura në vendin e parë kanë nevojë për përforcime. Këtë gjë e ka klubi në dorë. Unë jam i kënaqur me organikën që kam. Do të punoj me lojtarët për t'u përmirësua­r sa më shumë.

Një aspekt pozitiv dhe një negativ tek ekipi…

Gjatë stërvitjev­e, aspekt pozitiv është se më duhet shumë pak kohë për të shpjeguar një ide timen, ose për të futur një filozofi. Lojtarët janë me eksperienc­ë dhe inteligjen­cë. Aspekti që do doja të përmirësoj­a është ai i kartonëve dhe nxitimit të lojtarëve. Duhet një mendje e ftohtë, të jemi të qartë për atë që po bëjmë.

Keni pësuar shumë gola me kokë?

Në ndeshjen e fundit me Teutën, patëm kundra nesh shumë goditje këndi dhe faulle në 30 metrat e fundit. Në asnjë moment Teuta nuk na ka rrezikuar. Goli na erdhi nga një top i devijuar, që është i paparashik­uar. Topi mori një trajektore të çuditshme. Duhej ta menaxhonim më mirë atë situatë, por kemi rikuperuar pothuajse të gjitha goditjet standarde të Teutës ndaj nesh.

Roli i Kobinës që ka lënë Hasanin në stol dhe luan si sulmues i dytë?

Kobina është një mesfushor shumë i mirë dhe një goditës i mirë i portës. Duhet t'ia vëmë portën në dispozicio­n, që ta godasë. Duhet t'i gjejmë lojtarit atë vend që jep më të mirën. Ka bërë mirë në krah, por nuk është një lojtar i shpejtë, është driblues.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë
Çast nga ndeshja e fazës së parë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania